E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja në Mitrovicë, MPJ bën thirrje për qetësi

TIRANE- Ministria e Punëve të Jashtme ka dënuar ashpër shpërthimin që shkaktoi vdekjen e një shqiptari të pafajshëm në Mitrovicë një ditë më parë, ndërsa ka ngushëlluar familjarët e viktimës.

MPJ shpreh bindjen se autoritetet përgjegjëse, Policia e Kosovës dhe EULEX-i do të sjellin para drejtësisë autorët e këtyre akteve kriminale, thuhet ne deklaratë.

MPJ thekson gjithashtu se, dënon çdo akt tjetër që dhunon forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe bashkëjetesën në Kosovë.

Ministria e Punëve të Jashtme ka apeluar për qetësi dhe maturi për kapërcimin sa më shpejt të kësaj situate.

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar tha me heret se është i shokuar me ngjarjen, ndersa kerkoi hetim te shpjte.

Nje dite me pare mbeti i vrare me eksploziv Selver Haradinaj, ndersa disa familjare u plagosen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›