E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demokracia ne Hungari e rrezikuar

Hungaria eshte vend anetar i NATO-s dhe Bashkimit Evropian - nje vend me parti politike funksionale dhe 20 vite histori te zgjedhjeve te lira.

Tranzicioni i Hungarise nga komunizmi drejt demokracise ka qene nje histori suksesi. Megjithate Hungaria gjate muajve te fundit ka ofruar nje tjeter shembull per Evropen.

Budapesti ka deshmuar se sa e brishte mund te jete demokracia edhe ne nje vend qe funksionon. Nese Bjellorusia eshte ne hall me nje udheheqes qe nuk qendron dot ne pushtet pa perdorur dhune Hungaria eshte ne telashe nga nje drejtues qe eshte shume popullor apo ka nje shumice me shume se te konsiderueshme.

Permes kesaj shumice ai mund ti ndryshoje ligjet dhe Kushtetuten per ta mbajtur veten ne pushtet pa pasur nevoje te perdore dhunen.

Kur autoret e Kushtetutes amerikane ishin te shqetesuar rreth asaj qe quhet tirania e shumices ata ndoshta kishin parasysh nje rast si te Viktor Orbanit kryeministrit aktual hungarez.

Orban nuk eshte i deshtuar. Ai eshte nje politikan inteligjent dhe i realizuar nje ish aktivist antikomunist qe ka qene ne pushtet me heret e qe eshte rikthyer serish duke kontrolluar dy te tretat e Parlamentit.

Fitorja e tij e thelle nuk ishte pa arsye. Gjate tete vjeteve te fundit Hungaria eshte drejtuar nga nje prej qeverive me te paafta ne Evrope. Socialistet hungareze thelluan borxhin nuk bene reforma dhe mbushen xhirollogari ne bankat e huaja.

Por fitorja nuk ishte e mjaftueshme per Viktor Orbanin. Gjate viteve qe ka qene larg pushtetit ai ka hartuar planin e hakmarrjes kunder gazetareve qe nuk e mbeshteten kunder atyre qe nuk votuan per te dhe mbi te gjitha kunder kundershtareve te tij te paafte dhe te korruptuar.

Qe nga ardhja ne krye te qeverise ai ka emeruar nje keshill per te rishkruar Kushtetuten nuk ka dhene fonde per Zyren e Auditimit dhe ka hequr disa nga pergjegjesite e Gjykates Kushtetuese.

Se fundi Parlamenti ka miratuar Ligjin per qeverisjen e mediave. Eumlshte shume e veshtire te thuhet se si do te funksionoje ky ligj duke pasur parasysh se eshte shkruar ne menyre tejet te pergjithshme.

Keshilli i ri shteteror qe do ti mbikeqyre mediat ka te drejte te vendose gjoba deri ne 1 milion dollare per gazetaret qe cilesohen jo te balancuar. Ligji nuk sqaron se care kupton saktesisht me kete shprehje.

Keshilli do te marre ne mbrojtje edhe dinjitetin njerezor qe gjithashtu nuk sqarohet se cdo te thote ne terma ligjore.

Ligji perpiqet ti kontrolloje jo vetem mediat ne Hungari por dhe mediat qe jane ne dispozicion te hungarezeve permes internetit.

Orban duket i patrazuar nga kritikat ne te shkuaren ndoshta ngaqe eshte kritikuar shume ne te shkuaren.

Nje punonjes ne radion kombetare te Hungarise u largua nga puna pasi kundershtoi Ligjin e ri per mediat. Sipas tij atmosfera ne mbledhjet e fundit te redaksise ishte si ne vitet 50 te kohes se stalinizmit me perjashtimin se ishin qesharake jo te frikshme dhe askush nuk eshte torturuar me pas.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›