E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita dhe udheheqesi i fundit komunist

/ /

NgaMENTOR NAZARKO

Me votimin e fundit ne Parlament eshte qartesuar krejt dhe per te gjithe se shkaktari kryesor per mosmarrjen e fteses se BE-se per statusin e kandidatit eshte zoteri Sali Berisha. Opozita e drejtuar nga Edi Rama e reduktoi kerkesen e saj themelore nga hapja e kutive ne hetimin e materialeve zgjedhore duke i marre ato drejtperdrejt nga KQZ-ja e jo duke pritur afatet e Arkivave. Kjo do te thote se ajo e hoqi prej vetes nje pjese te fajit ne moszgjidhjen e krizes. Ne fillim te kesaj krize nje kerkese e tille dukej plotesisht e realizueshme ndaj nese qeveria ka ringrene vazhdimisht te gjithe premtimet atehere fajtorja eshte ajo.
Te gjithe vendimmarresit e BE-se thane se nese Shqiperia do ta kishte zgjidhur krizen e zgjedhjevedo ta merrte ftesen se bashku me Malin e Zi dhe Serbine. Por Berisha e refuzoi kete fitore strategjike te Shqiperise ne rrafsh rajonal. Te gjithe e mbajme mend se me sa pompe ai organizoi nje udhetim te vetin ne eki per te dorezuar aplikimin pak kohe para zgjedhjeve te 2009-s. Ishte periudhe qe koincidonte dhe me privatizimin e OSSH-se tek kompania CEZ dicka qe mund te kete kontribuar ne bujarine e komplimenteve te kreut cek per qeverine e Shqiperise apo dhe ne pranimin e perqafimit artificial te zotit Berisha para kamerave. Keshtu nese aplikimi ishte nje dite historike edhe marrja e kesaj ftese pas aplikimit historik duhet te ishte nje dite historike.
Duhet te kete qene vertet dicka e madhe ajo qe e pengoi zotin Berisha te na e hiqte nga dora kete fitore historike dhe strategjike qe duke koinciduar me raportin e Dik Martit do te shkelqente me shume si fitore. Aq e rendesishme ka qene arsyeja sa e pengoi zotin Berisha te mos degjonte as rekomandimet amerikane per zgjidhjene krizes se zgjedhjeve te cilat moren force te madhe ne gojen e zevendessekretarit amerikan te Shtetit Kantrimen. Praktikisht Berisha nuk degjoi as Europen as Ameriken te marre se bashku dhe ajo cka e ka shtytur duhet te jete dicka unike per te cilen ai nuk leshoi pe para askujt.
Me refuzimin e hapjes se materialeve zgjedhore praktikisht zoti Berisha e coi serish Shqiperine poshte standardeve zgjedhore te Kosoves bile ndersa e shkruaj kete fjali u kerkoj ndjese miqve kosovare qe po krahasoj vendin e tyre me Shqiperine sa u takon ketyre standardeve. Kosova zhvilloi ne menyren me te qete te mundshme rinumerimin e votave ne gati 40 te zonave futi rivotimin ne gati 10 te totalit te votave dhe sikur te mos ishin veset e sjella nga Shqiperia standardet e saj zgjedhore do te ishin shume me lart se Shqiperia.
Sigurisht autori kryesor i kesaj shmangieje nga boshti euroatlantik i Shqiperise eshte kryeministri i vendit i cili duke ndier kete fajesim ekzaltoi qellimisht marrjen e vizave si fitore historike. Per fat te mire ky liberalizim fale pjekurise se shqiptareve pengesave te forta ne kufijte europiane po kalon gjithashtu ne menyre te qete dhe jo me euforine qe ai donte te na injektonte me thirrjet e tij drejt Europes si dikur drejt detit. Dhe ajo cka duket se e ka shtyre te na mohoje fitoren historike te na ule dhe poshte shtetit te ri te Kosoves per standarde te procesit elektoral eshte manipulimi ne ate shkalle i zgjedhjeve qe mund te zbulohet dhe prej hetimit te dokumentacionit zgjedhor. Perndryshe pse do te kishte problem te hapte xhepat i akuzuari si pervetesuesi i votave Pavaresisht retorikes se bartesit ne Parlament te skemave logorreike te drejtimit te plenumeve si dikur prej sekretareve te Partise e qe i ngjante skemes nanoiste te KPD-se udheheqesi i fundit komunist i Europes ka frike nga hetimi i zgjedhjeve. Pohimi prej gojes se tij se ai eshte i fundmi udheheqes komunist i Europes Lindore dhe rri ne pushtet prej dobesise se opozites ishte e verteta me e madhe qe ai tha ne ligjerimin e tij te gjate plot me perrallat e dy neteve te fundvitit 2010. Po dobesia e opozites eshte shkaku kryesor i rikthimit dhe i qendrimit te tij te gjate ne pushtet.
Gjate ketyre vjeteve te mbreterimit te tij me cilesine e kryeministrit vendit i kane ndodhur shume fatkeqesi dhe opozita ka qene shume e dobet. Veriu eshte permbytur disa here ndodhi Gerdeci institucionet po bien ne kontrollin e tij personal bashke me ekonomine dhe me gjithe korrjen e fryteve kombetare te integrimit- vizat dhe NATO-n Shqiperia po ecen mbrapa. Kjo opozite nuk po arrin te ndertoje nje kurs normal te largimit nga pushteti te prijesit jetegjate. Ska prioritizim te luftes politike e cila u dominua nga beteja e hapjes se kutive dhe jo nga problemet reale te popullit. Ska pasur krijim te frymes se ndryshimit anembane vendit vecanerisht ne fshat ku opozita humb jo vetem prej manipulimit. Ska pasur krijim te kesaj fryme vecanerisht tek te rinjte madje dhe tek ata qe kane votuar per here te pare. Ska nje ligjerim te forte te kreut te opozites por nje ligjerim sloganesk moralizues i cili duket se nuk i shkon njeriut qe ka shume vite ne krye te bashkise me te madhe ne vend. Denoncimi eshte atribut i disa zerave opozitare dhe jo i te gjithe asaj. Ska bindje te faktorit perendimor se opozita eshte alternativa me e mire. Ka dhe shume arsye te tjera qe lidhen me dobesine e mediave shoqerise civile qe madje eshte shume me keq se ne Kosove etj.
Pare keshtu ne kete shmangie nga kursi euroatlantiknuk ka merite vetem ai qe eshte ne pushtet por dhe opozita qe ja zgjat atij ditet eqendrimit ne pushtet. Qe ndoshta mund te jene akoma vitet e tjera te mbreterimit te udheheqesit te fundit komunist ne Europe.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›