E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Nene Tereza nderoi sa askush tjeter Njeriun

Ne permbyllje te aktiviteteve te 100-vjetorit te lindjes se Nene Terezes u promovua ne mjediset e Kryeministrise vepra The mother of Charity e autorit Don Lush Gjergji.

Kryeministri i vendit nder te tjera u shpreh Nene Tereza i dha nder te madh njeriut se pari i dha nder sigurisht familjes e kombit te vet por mbi te gjitha nderoi sa askush tjeter njeriun dhe vlerat e tij shpirterore. Berisha iu drejtua autorit te librit me fjalet Se pari dua te shpreh nderimin tim te madh per kete pune te shkelqyer qe imzot Lush Gjergji paraqet para shqiptareve dhe mbare botes kete monografi e cila ka brenda dashurine e pakufishme adhurimin perkushtimin e Dom Lush Gjergjit ndaj nenes motres vajzes gruas shqiptare qe me besimin e saj tek Zoti tek Krishti ia doli te pushtonte me shume se kushdo tjeter ne kohen e saj zemrat e njerezve ia doli me virtytet e veta te perfaqesonte njeriun kombin qyteterimin ne menyren me fisnike me dinjitoze ia doli te operonte ne hapesirat e dhimbjes me te madhe njerezore qe ne njefare menyre kishin mbetur te braktisura nga te gjithe pervecse asaj. Dom Lush Gjergji - theksoi Kryeministri Berisha - per dekada i eshte perkushtuar njeriut te cilin sado e cfaredo te bejme ne nuk mund ta nderojme kurre aq sa na nderoi ajo ne dhe aq sa ajo nderoi njeriun ne teresi.

Por duhet te ndihemi dhe ndihemi krenar me ju pasi ju keni realizuar nje kryeveper te vertete me kete monografi per shenjtoren tone sot e Lumturuar por qe eshte ne procesin e shenjterimit nga Shenjteria e tij Ati i Shenjte. Ne kete veper ju keni qene besnik i te vertetave te medha te saj dhe pa diskutim qe pas Zotit familja ishte kryesorja per Nene Terezen. Ishte nena e saj ajo qe bekoi ndermarrjen e misionit te saj te pavdekshem. Libri eshte nga te fundit por gjer tani eshte porositur ne mbare Evropen ne 5 milione kopje dhe eshte koincidence fatlume qe ne mbyllim veprimtarite e nderimit te Nene Terezes ne 100-vjetorin e lindjes se saj me nje monografi te shkelqyer si kjo. Ndaj edhe nje here une dua tju falenderoj me shume mirenjohje per punen e madhe e te shkelqyer qe ke bere.

Ndersa autori i librit Dom Lush Gjergji tha Nena Tereza ishte dhe mbetet nje sofer e madhe e popullit shqiptar por e shtruar jo vetem per shqiptaret por per boten mbare sepse ajo e frymezuar nga feja dhe dashuria beri gjithcka qe njerezimi se kishte pare kurre me pare. Drejtori i Marredhenieve me Jashte dhe Publikun ne MTKRS studiuesi i njohur Enver Bytyci referoi per vepren e Dom Lush Gjergjit. Nder te tjera ai tha Dom Lush Gjergji na jep sot ne dore librin e tij Nena e dashurise. Sic shihet ne kete liber duket se ai e ka ndjekur Nene Terezen hap pas hapi qe nga viti 1962 dhe jep pershtypjet e tij te cilat jane unikale ne pershkrimin e veprimtarise se bashkatdhetares sone te cmuar e te shquar Nene Tereza. Autori ia ka arritur qe nepermjet ketyre pershtypjeve te gjurmoje ne historine e popullit tone dhe te zbuloje rrenjet e familjes se Gonxhe Bojaxhiut duke e plotesuar portretin e Nene Terezes si askush tjeter me permasat reale te saj. Duket sikur autori e merr bijen dhe nenen e shquar te shqiptareve duke e kaluar nga rrathet e femijerise e te rinise per te shkuar te zgjedhja e saj per te bere vepra bamiresie e humanizmi ne sherbim te njerezimit. Dom Lushi e percjell si askush tjeter madje me ilustrime te shumta ne fotografi kete ecje ne jete femijerine ne Shkup jeten ne Zagreb e ne Dublin dhe me ne fund fillimin e misionit historik ne Indi ne dhjetor te vitit 1928. Prej kesaj date Nene Tereza nuk i perkiste me vetem kombit shqiptar ajo do te pushtonte nje e nga nje te gjitha kontinentet e do te shnderrohej ne simbolin e dashurise njerezore ne planet. Ne liber misherohet fakti se Nene Tereza eshte bere sot sinonimi i miresise i dashurise per Zotin dhe per njerezit eshte bere etaloni i harmonise aq sa mund te mendohet se pas dy mije vjetesh ajo e ka zbritur ne toke vete Jezusin me qenien e tij me mesazhin dhe miresine e tij.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›