E Diel, 1 Nëntor 2026

Demokratët: Spahiu shkeli Kushtetutën. Xhafa: S`votojmë

Kuvendi ka nisur shqyrtimin e procedurës për ngritjen e komisionit hetimor per shkarkimin e zv.kryetarit të KLD-së Kreshnik Spahiu.

Relatori demokrat Viktor Gumi deklaroi më herët në Kuvend se 33 deputetë kanë firmosur kërkesën për largimin e Spahiut si nënkryetar i KLD-së. "Ai shkeli Kushtetuten duke diskretituar me sjellje të pahijshme institucionin kushtetues", tha Gumi.

Ndërkohë Partia Socialiste ka deklaruar se nuk do të votojë pro ngritjes së komisionit parlamentar për hetimin e nënkryetarit të KLD-së Kreshnik Spahiu. Në emër të Partisë Socialiste deputeti Fatmir Xhafa theksoi se opozita e kundërshton ngritjen e komisionit pasi sipas tyre i mungon morali politik.
 

“Ne nuk do ta votojmë këtë komision dhe nuk do të bëhemi pjesë e tij, kjo jo sepse mbrojmë Kreshnik Spahiun pasi puna e tij lë shumë për të dëshiruar në krye të KLD-së, por ne mendojmë se këtij komisioni i mungon morali politik. Ne kundërshtojmë ngritjen e komisionit sepse mendojmë se nuk është në përputhje me Kushtetutën” theskoi Xhafa.

 “Kjo është një nismë e cënueshme në frymën kushtetuese. Kërkesa dhe mënyra se si është hartuar, është një gjë e sforcuar dhe nuk është në përmbushje të kritereve të Kushtetutës” theksoi më tej Xhafa.

Sipas tij, PD-së nuk i intereson veprimtaria e Kreshnik Spahiut në KLD, por e ardhmja e tij në politikë, sepse i trembet se ai mund t`u marrë votat.

Ndërsa Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj tha se kërkesa e PD-së nuk ka të bëjë fare me Spahiun por me dinjitetin e Kuvendit.

"Ne nuk e kemi me personin por me dinjitetin e Kuvendit, me përgjegjshmërinë që Kuvemdi duhet të tregojë ndaj KLD-së, sistemit gjyqësor, dhe atij të Prokurorisë.Ky komisioni nuk i drejtohet individit, është 1/15 e një organi kushtetues. Ne kërkojmë që përgjegjësia politike, që Kuvendi duhet të marrë ndaj KLD-së. Është e njohur që KLD nuk po kryen veprimtarinë e vet, por duke u kuturisur nëpër pelegrinazhe politike, dhe unë besoj se minimumi është që Kuvendi të mbajë qëndrim.” theksoi Alibeaj.

Alibeaj ftoi edhe njëherë opozitën që të votojë ngritjen e Komisionit hetimor për hetimin e nënkryetarit të KLD-së Kreshnik Spahiu.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›