Spahiu, letër Topallit: Kuvendi të më japë të drejtën e fjalës
Nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu, i ka dërguar një letër kryetares së Kuvendi, Topalli, në të cilën kërkon të drejtën për të folur në seancë parlamentare.
Spahiu shprehet në letër se Komisioni i Ligjeve i ka mohuar të drjetën e fjalës, ndaj është detyrim kushtetues i Kuvendit të dëgjojë argumentet e tij.
Një javë më parë, nënkryetari i KLD u largua nga Komisioni i Ligjeve, ku po diskutohej nisma e demokratëve për shkarkimin e tij.
Spahiu u largua nga mbledhja pas kërkesës së kryetarit Ilir Rusmali.
Deputetët e opozitës kanë debatuar me kreun e Komisionit të Ligjeve në lidhje me këtë fakt, duke theksuar se komisioni duhej të kishte dëgjuar qëndrimin e nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Ne nuk bëhemi pjesë e kësaj farse, janë shprehur deputetët e opozitës në mbledhje.