E Diel, 1 Nëntor 2026

Demokratët i dolën zot partisë së tyre, le të ecim drejt fitores me kryetarin e ri

24-07-2013 / Gazeta 55

Nënkryetarja e PD, Jozefina Topalli

Jozefina Topalli ka uruar zgjedhjen e Lulzim Bashës në krye të PD-së. “Në një moment të vështirë të Partisë Demokratike, demokratët u ngritën për t’i dalë zot partisë së tyre!”- thotë ajo, duke vlerësuar se, “gjatë dy javëve të fushatës, demokratët dëshmuan shpirtin e idealeve, mbi të cilat u lind dhe punoi kjo parti”. “Të vetëdijshëm për nevojën e ringritjes, të vendosur për t’i dalë zot asaj, në ditë të vështira, të bindur se Partia Demokratike kishte nevojë më shumë se kurrë për anëtarësinë e saj, demokratët e bënë garën një proçes emancipues, të veçantë, të civilizuar dhe demokratik. Sot, Partia Demokratike ka një kryetar të ri dhe uroj që ai t’i çojë sa më shpejt demokratët drejt fitores! Mirënjohje të thellë anëtarëve dhe anëtarëve të Partisë Demokratike për shpirtin e tyre të paepur, zemrën e tyre të madhe, besimin dhe vullnetin e fortë për t’u ringritur!”, shkruan Topalli në “Facebook”.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›