E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha, njeriu që s’di të humbasë

24-07-2013 / Gazeta 55

Plebishit i anëtarësisë së Partisë Demokratike në mbështetje të Lulzim Bashës. Zgjedhjet e djeshme ishin një fitore së cilës Lulzim Basha s’mund t’i shmangej. Pas humbjes së 23 qershorit, demokratët identifikuan tek politikani, i cili s’di të humbasë asnjë sprovë zgjedhore, njeriun që do t’i udhëheqë në sprovën e parë elektorale, atë të vendoreve të 2015-s. Harta e fitores shtrihet në të gjitha degët e PD-së, me një rezultat thuajse unison, prej 80 përqind të mbështetjes së anëtarësisë

I pamposhturi! Ky është përkufizimi për karrierën këtij homo novus siç është Lulzim Basha në Partinë Demokratike dhe në politikën shqiptare që në çdo sfidë ka shkëlqyer. Lulzim Basha hyri në politikën shqiptare si një kometë që fati e ka përcaktuar të bëjë gjëra të mëdha. Zbuluesi i kësaj komete Sali Berisha i vuri emrin e fitores që ditën e parë. Pjesmarrja Bashës në dhjetëra debate televizive përballë përfaqësuesve të mazhorancës socialiste sinjalizoi për epërsinë e befasisë dhe guximit kundrejt trashjes nga avujt e alkoolit të qeverisë Nano. 
Në korrik 2005, Lulzim Basha u zgjodh deputet në Kuvendin e Shqipërisë duke fituar në një prej zonave të vështira elektorale për PD në Tiranë. Në qeverinë e re të kryeministrit Berisha, Lulzim Bashës iu besua fillimisht detyra e Ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, ku sfida më e madhe ishte ndërtimi i Rrugës së Kombit, e cila bashkoi Shqipërinë me Kosovën. Më pas si ministër i Jashtëm Lulzim Basha, vendi mori ftesën dhe një vit më pas u antarësua në NATO, hapi negociatat për liberalizimin e vizave me zonën “Shengen”, iu pranua aplikimi zyrtar për anëtarësim në Bashkimin Europian, dhe Kosova u shpall e pavarur.
Ministri Basha ishte i pari zyrtar i qeverisë Berisha që priti në aeroportin “Nënë Tereza” president e SHBA-së, Xhorxh W. Bush, i cili ishte i pari president i amerikës që vizitonte vendin tonë. Ndërsa në zgjedhjet parlamentare të 2009, Lulzim Basha kryesoi fushatën elektorale në qarkun e Elbasanit, në të cilën PD-ja shënoi një rezultat të paparë, 7 me 7, falë zotësisë së tij. Në qeverinë e re Lulzim Basha shkëlqeun si ministër i Brendshëm duke  përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave në zonën Schengen, që mundësoi lëvizjen e lirë të qyetarëve shqiptarë pas 70 vitesh bllokadë. 
Megjithatë fitorja me shpektakolare e Lulzim Bashës erdhi kundër kryetarit të Partisë Socialiste në Bashkinë e Tiranës, ku Edi Rama qeveriste i pashqetësuar për tre mandate. Partia Demokratike dhe Lulzim Basha shkonin në zgjedhjet e 2011 me një minus prej 24 mijë votash, një hendek i krijuar prej humbjes së Sokol Olldashit kundrejt Edi Ramës. Lulzim Basha bëri një fushatë të shkëlqyer duke realizuar një thyerje turinj, me nokaut, duke rrëzuar prej fronin kreun e PS, Edi Rama. Fitorja e Bashës riktheu Partinë Demokratike në pushtet në Bashkinë e Tiranës pas 11 vitesh. Gjatë më pak se dy viteve në drejtim të Bashkisë Tiranë, kryebashkiaku Basha ka udhëhequr një proces transformimi të kryeqytetit shqiptar. Zhvillimi ekonomik dhe punësimi, permirësimi i cilësisë së jetës për qytetarët e Tiranës dhe zbatimi i një numri projektesh strategjike për ta shndërruar Tiranën në një qytet modern dhe Europian janë shtyllat kryesore të këtij transformimi të përditshëm dhe të prekshëm për qytetarët e Tiranës dhe të gjithë vizitorët e kryeqytetit shqiptar.
Padyshim, sfida për kreun e Partisë Demokratike nuk e gjeti të papërgatitur. Përkundrazi, korrjet e mbara duan një punë të palodhshme dhe Lulzim Basha ka punuar shumë për të merituar lidershipin e ri. Anëtari i PD është sovran i padiskutueshëm. PD-ja ka zgjedhur liderin që di të fitojë, liderin që ka dhënë prova se di të fitojë duke përmbysur parashimime. Me një lider si Basha Partia Demokratrike do të qëndrojë pak kohë në opozitë. Në fakt, demokratët  kanë zgjedhur një kryetar që i përket palcës së tyre politike, që ka formimin dhe përgatitjen e nevojshme perëndimore, që ka përvojën ekzekutive në politikën e brendshme dhe të jashtme, në transporte, punë publike dhe qeverisje vendore për të pasur pulsin e shoqërisë dhe vizionin e duhur për arritur tek fitorja. Lulzim Basha  ka ekspertizën e nevojshme për ndërtimin e një aksioni opozitar që do të rikthejë PD-në pozita për t’i dhënë vendit një marsh më shumë drejt standardeve më të mira demokratike. Lulzim Basha është njeriu që s’di të humbasë.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›