Demokratët refuzojnë diskutimet për dhunën ndaj inspektoreve
Share
Përfaqësuesit e mazhorancës në Këshillin Bashkiak të Tiranës, kanë refuzuar që në rendin e ditës në mbledhjen e pare të këtij Këshilli, të futej edhe diskutimi për dhunën e ushtruar nga ana e kreut të policisë bashkiake, Florenc Hoxha, ndaj dy inspektoreve, por dhe shkarkimit të tyre.
Njazi Kosovrasti, kreu i Këshillit Bashkiak, ka thënë se kjo është një shkelje ligjore, ndërsa kreu i këshilltarëve të djathtë në Këshillin Bashkiak, Ferdinand Poni akuzoi këshilltarët e majtë se kërkojnë të dëmtojnë mbledhjen dhe rendin e saj të ditës.
” Socialistët e kanë praktikë të tyre dhunimin e ligjit dhe të rregullave në Bashki”, tha Poni.