E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandali Basha: Emiri i Kuvajtit, Qytetar Nderi i Tiranës nga 2008. Nuk quhet kryeministër

Share

Lulëzim Basha e fillon me skandale ballafaqimin e tij me Këshillin Bashkiak. Në njoftimin e djeshëm për shtyp ai deklaroi se do të shpallte qytetar nderi kryeministrin e Kuvajtit!!!! Në fakt,  Emiri i Kuvajtit dhe ai është qytetar nderi i Tiranës prej vitit 2008. Dokumenti i mësipërm provon se ai është qytetar nderi me vendim të Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Zëdhënësja e Lulëzim Bashës i ndau dje medies njoftimin për ceremoninë që Basha paralajmëroi për “kryeministrin e Kuvajtit”. Kuvajti është financues i ndërtimit të sheshit “Skënderbeu”, pas një marrëveshje që qeveria e Kuvajtit ka arritur me ish- kryetarin e Bashkisë, Edi Rama, për dhjetë milionë dollarë donacion në dy faza. Faza e parë përmban 5 milionë dollarë.

Pasi Basha arriti të marrë Bashkinë, pas vendimit të Gjykatës së Apelit, vendimi i tij i parë ishte prishja e projektit të Ramës, gjë që shkaktoi shqetësim tek financuesit e tij në Kuvajt. Ndryshimet që Basha kërkon t’i bëjë projektit kanë të bëjnë me disa interesa klienteliste të njerëzve të afërt të Berishës. Hezitimi i shtuar në Kuvajt nga kjo politikë personale e Bashës, ka nxitur Bashën t’u serviloset atyre, duke rishpallur “Qytetar Nderi” Emirin e Kuvajtit, që për ironi të tij e quan dhe kryeministër. Mendoni që këtë njeri e kemi pasur dhe ministër të Jashtëm!

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›