Demonstrata SHBA mbyll ambasaden
Ne nje njoftim ne faqen e internetit te Ambasades se SHBA-se per qytetaret e saj citohen raportet mediatike sipas te cilave protestat mund te nisin nga 10 drejtime te ndryshme ne hyrje te Tiranes dhe te drejtohen drejt Kryeministrise dhe kryesise se Kuvendit. Ambasada ka mesuar se Partia Socialiste PS ka aplikuar per nje leje nga Policia e Shtetit shqiptar per te mbajtur nje demonstrate te madhe publike ne qytetin e Tiranes diten e premte me 28 janar 2011. Ambasada nuk ka informata specifike mbi zonat apo lokacionet ku do te organizohet demonstrata e propozuar por raportet e medias tregojne se demonstruesit mund te mblidhen ne 10 zona ne te gjithe qytetin dhe te marshojne neper rruget kryesore thuhet ne kete njoftim. Sipas Ambasades Amerikane demonstratat e kaluara kane prekur te gjitha arteriet kryesore hyrese per ne qender te qytetit dhe rreth Kuvendit zyres se kryeministrit dhe bulevardit kryesor te Tiranes Deshmoret e Kombit. Demonstrata e 21 janarit 2011 ishte e dhunshme dhe rezultoi me vdekjen e tre personave si dhe demtime te shume te tjereve duke perfshire edhe anetare te Policise se Shtetit Shqiptar. Ambasada do te mbyllet diten e premte me 28 janar dhe keshillon personelin per te kufizuar te gjitha levizjet e panevojshme gjate protestave. Ambasada kujton per qytetaret e saj demonstraten e fundit te organizuar nga Partia Socialiste teksa shton se edhe tubimi i sotem megjithese eshte paralajmeruar si paqesor mund te jete i paparashikueshem. Edhe pse demonstrata te medha paqesore ne Tirane kane ndodhur shpesh kohet e fundit demonstrata e javes se kaluar ka rezultuar me dhune. Ne i kujtojme qytetaret e SHBA-se se edhe demonstratat me qellime paqesore mund te kthehen ne dhune dhe te jene te paparashikueshme. Ju duhet ti shmangni ato me te gjitha mundesite. Demonstratat ne nje qytet kane potencial qe te cojne ne mitingje te tjera publike apo demonstrata ne zona te tjera ne te gjithe vendin. Jini vigjilente dhe te kujdesshem per ambientin qe ju rrethon dhe kushtojini vemendje cfare raportojne mediat lokale te lajmeve ne lidhje me te gjitha tubimet publike ose demonstratat. Qytetareve te SHBA-se u kerkohet te ushtrojne vecanerisht kujdes nese ndodhen ne afersi te ndonje demonstrate thuhet me tej ne njoftimin per qytetaret amerikane. Ne fund shtetasve amerikane u kerkohet qe te kontrollojne faqen e internetit te ambasades perpara se te udhetojne.
ADI SHKEMBI