E Shtunë, 31 Tetor 2026

Homazhet kamera e kordon sigurie

/ /

Per te shmangur cdo lloj perplasjeje dhe incidenti drejtues te Partise Socialiste kane organizuar manifestimin ne heshtje pa fjalime pa simbole partiake ne nderim te tre viktimave qe humben jeten 7 dite me pare. Do te kete nje mobilizim prej rreth 500 te rinjsh qe do te mbajne nje shirit te verdhe identifikues te cilet do te survejojne nga afer te gjitha levizjet e do te perpiqen te parandalojne cdo incident mes turmes dhe forcave te rendit qe do te ruajne godinen e Kryeministrise por dhe ndaj cdo provokimi qe mund te vije jashte kortezhit. Gjithashtu dy kamera do te shoqerojne cdo grup pjesemarresish qe do te levizin ne menyre te organizuar sipas rretheve nga rruget hyrese te Tiranes drejt sheshit Skenderbej. Grumbullimet e pjesemarresve qe do te mberrijne nga rrethet do te behet ne te njejtat pika si edhe ne 21 janar tek stacioni i trenit 21 Dhjetori Fakulteti Filologjik dhe Shkolla Teknologjike e te gjithe do te mberrijne ne sheshin Skenderbej ku ne oren 1400 do te nisin te levizin drejt bulevardit Deshmoret e Kombit me destinacion vendin ku humben jeten tre viktimat e 21 janarit. Kreu i PS-se se Tiranes Besnik Bare tregoi dje gjate nje konference per shtyp itinerarin qe do te ndjeke kortezhi i homazhit. Sipas Bares kortezhi do te levize ne drejtim te bulevardit Deshmoret e Kombit dhe pas ures se Lanes. Levizja e tij do te organizohet ne formen e nje kortezhi homazhi duke e ndare rrugen para Kullave Binjake ne dy pjese. Kortezhi do te mblidhet perpara ish-hotel Dajti kurse kreu i kortezhit do te jete te ura e madhe e Lanes. Ne krye te kortezhit do te jene familjaret e viktimave dhe lideret e opozites se bashkuar. Tere kortezhi do te levize nga krahu i djathte i bulevardit drejt Kryeministrise dhe te cepi i Kuvendit do te kthehet ne vend me drejtim per nga hotel Dajti perseri. Pas vendosjes se luleve kortezhi do te kthehet mbrapsht per tu shperndare pastaj ne unaze. E gjithe kjo ne heshtje te plote u shpreh Bare.
Rama
Kreu socialist Edi Rama gjate nje konference per shtyp mbreme siguroi komunitetin nderkombetar perfaqesuesit e tyre ne Shqiperi por dhe qytetaret se demonstrata e sotme eshte nje rezistence paqesore dhe ska asnje lidhje me dhunen sipas tij.
Te gjithe miqve dhe partnereve te Shqiperise perfaqesuesve te komunitetit nderkombetar dhe cdo qytetari i siguroj se bindja jone e padiskutueshme eshte jo vetem demonstrata homazh por e gjitha rruga e rezistences paqesore nuk ka dhe sdo te kete lidhje me asnje forme dhune. Ashtu si neser edhe ne vijim une bashke me te tjeret do te jemi ne krye te manifestimeve te rezistences paqesore. Ne besojme tek drejtesia e kesaj perpjekjeje tek domosdoshmeria per tu dhene zgjidhje krizave qe rendohen perdite duke e bere me te veshtire jeten per te gjithe ata qe nuk jetojne ne oborrin e kusarise dhe matrapazllekut tha kryesocialisti. Rama tha se tiparet e dites se sotme do te jene rrobat e zise lulet e kujtimit dhe nderimit qirinjte e lutjes per nje Shqiperi me te mire. Duke u bere thirrje edhe njehere qytetareve per qetesi dhe vetepermbajtje Rama shprehu keqardhje per shkresen e policise e cila nuk garanton demonstraten. Sipas Rames policet po keqperdoren nga pushteti. Keqardhje per shkresen e policise kjo flet per keqperdorimin qe po i behet uniformes se Policise se Shtetit. Ne nuk e ngaterrojme keqperdorimin e imponuar nga interesat e pushtetit permes nje grupi drejtuesish qe kane braktisur kornizen e ligjit dhe i binden pushtetit. Policia eshte ne sherbim te qytetarit. do polic ka respektin dhe dhembshurine tone ne kushtet e nje Shqiperie te marre peng u shpreh Rama.

ARISTIR LUMEZI

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›