Demonstrata, amb. Arvizu takim me Ina Ramën

Takimi është zhvilluar në ambientet e Prokurorisë ku dy personalitetet kanë diskutuar për më shumë se 30 minuta rreth hetimeve që po zhvillohen për ngjarjen.
Zyrtarisht nuk bëhet e ditur se çfarë është diskutuar në takimin e zhvilluar pasditen e shkuar. Situata politike në vend u konfliktua jo pak ditët e fundit pas demonstratës ku mbetën të vdekur tre persona dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.
Kryeministri Berisha ka sulmuar jo pak Prokurorinë pas lëshimit të gjashtë urdhërarresteve për drejtuesit e Gardës së Republikës, të cilët nëse do të arrestohen ky institucion i ruajtjes së personaliteteve shtetërore do të mbetet pothuajse pa drejtues. /S.Ll/Start/
2011-01-25 08:40