E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukës, ndërpritet procesi mësimor nga bora

"Reshjet e dëborës, trashësia e të cilave në disa fshatra ka arritur mbi 80 centimetra dhe i ftohti ka shkaktuar ndërprerjen e procesit mësimor në disa fshatra të largëta të rrethit", thanë burime zyrtare të drejtorisë rajonale të arsimit.

Të njëjtat burime bënë të ditur se "mësimi është ndërprerë në shkollat e Kolosjanit, Arrnit, Shëmrisë, Pistës, Lusnës, etj., për shkak të largësisë së vendbanimit të nxënësve me shkollën". Në kushtet kur reshjet e borës vazhdojnë nuk dihet me siguri se kur do të rifillojë procesi mësimor në këto shkolla.

Ndërkohë, edhe në zonat e tjera rurale të këtij rrethi, edhe pse procesi mësimor vazhdon, mungesat e nxënësve janë të ndjeshme, gjë që e që ul ndjeshëm nivelin e mësimdhënies në këto shkolla si në zonën e Ujmishtit, Zapodit, etj. /Start/

                                                                                             2011-01-25 08:08
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›