E Diel, 1 Nëntor 2026

90 organizata: Të ndalet konfliktualiteti politik

Gjatë një takimi të zhvilluara, këto organizata dolën me një deklaratë të përbashkët ndaj klasës politike në vend.

"Shoqëria civile i kujton klasës politike se Shqipëria ka nevojë për stabilitet dhe shtet ligjor dhe institucione demokratike. Ajo dënon çdo akt të dhunës ndaj institucioneve dhe kërkojmë nga këto institucione të mos tejkalojnë forcën. Shoqëria civile mbështet deklaratat e faktorit ndërkombëtar dhe jep përkrahje për institucionet demokratike për rikthimin në Parlament në shërbim të qytetarëve", thuhet në këtë deklaratë.

Organizatat e shoqërisë civile kërkojnë që Presidenti i Republikës të marrë rolin e tij si përfaqësues i unitetit kombëtar dhe të kërkojë nga partitë politike që të ulen në një tavolinë të rrumbullakët.

 "Shoqëria civile fton Presidentin e Republikës të thërrasë Këshillin e Sigurimit Kombëtar për të vlerësuar efektet dhe pasojat e çdo veprimi politik nga secila anë, përfshi institucionet kushtetuese", thuhet në deklaratë. Organizatat e shoqërisë civile shprehin ngushëllimet ndaj 3 familjeve të viktimave të ngjarjeve të 21 janarit dhe shprehin solidaritet me të gjithë të lënduarit nga këto ngjarje. /Start/

                                                                                             2011-01-24 17:15
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›