Vjenë, pranga një shqiptari për llogari të Interpolit

Ky shtetas u arrestua për llogari të drejtësisë shqiptare pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana.
Gjykata e Shkallës së Parë Dibër, më 27.10.2009, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg“, në ngarkim të shtetasit Nikolli, për veprën penale të “Vjedhjes me pasojë vdekje”.
Më datën 19.11.1996, rreth orës 15:30, në vendin e quajtur “Shënllesh”, Komuna Reç, pesë persona të armatosur kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të autobusit të linjës Peshkopi-Reç, që drejtohej nga shtetasi Rasim Elezi. Si pasojë e këtyre të shtënave kanë mbetur të vrarë shtetasit Rasim Elezi dhe Asllan Meçe.
Autorët e kësaj ngjarje pasi janë futur brenda në autobus nën kërcënimin e armëve të zjarrit dhe keqtrajtimit që u kanë bërë pasagjerëve të autobusit kanë grabitur shumën prej 120.000 lekësh, shumë e cila i përkiste administratës dhe asistencës sociale të komunës Reç, Dibër. Shtetasi Hektor Nikolli, është identifikuar si një nga autorët e ngjarjes pasi ka qenë i pa maskuar.
Në Athinë të Greqisë, po për llogari të Interpolit u arrestua shtetasi Astrit Nuro Veraj, vjeç-58, lindur në Shkodër. Gjykata e Apelit Vlorë me vendimin në vitin 2008, e ka dënuar shtetasin e mësipërm me 3 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit”. Shtetasi i mësipërm në bashkëpunim me bashkëshorten e tij kanë mashtruar dy shtetas duke u shitur atyre dy herë të njëjtin apartament. Ky shtetas pritet të ekstradohet drejt vendit tonë. /S.Ll/Start/
2011-01-25 09:06