21 janari Ngjela Te rrezojme banden qe eshte ne krye
Spartak Ngjela kreu i LDK-se ka bere thirrje per tu mbledhur te premten ne demonstraten e madhe ne emer te Opozites se Bashkuar. Duke e quajtur qeverine nje bande dhe kryeministrin nje te cmendur qe e ka zili cdo cmendine ai tha se opozita do te ishte me popullin me date 21 dhe me tej derisa te zgjidhej kjo ceshtje.
Neser shqiptaret e ndershem do te rrezojne banden qe eshte ne krye qe ka provuar se zevendeskryeminitri ben afera qe nuk i ben asnje matrapaz rruges dhe qe Kryeministri bertet ne parlament me nje faze cmendurie qe mund ta kete zili cdo cmendine e botes dhe qe shqiptaret varferohen gjate dites.
Nuk ka banda opozita. Opozita mbeshtet popullin per te sjelle demokracine liberale perendimore ne Shqiperi me kete devize shqiptareve u duhet nje kryeminister qe te mos jete mbret midis njerezve por njeri mes njerezve. Data 21 e zgjidh teresisht kete ceshtje ne nje shtet ne nje shoqeri qe vuan prej dekadash per te sjelle demokraci voten e lire dhe dinjitetin kombetar.
Neser me 21 janar opozita e bashkuar eshte me popullin kurre nuk do ta tradhtoje do jete me ta neser. Derisa te zgjidhet kjo ceshtje te terhiqet qeveria te caktohet nje date zgjedhjesh te lira te ndershme te jape menjehere doreheqjen KQZ te filloje reforma e thelle zgjedhore me ligjin perkates.