Blerim Destani Do te martohem kete vit
Aktori Blerim Destani do te jete ne dy projekte te rendesishme filmike kete vit per sa i perket jetes private thote se gjate vitit 2011 e ka ne plan te martohet.
Blerim Destani sivjet e ka ne plan te martohet. Aktori nga Tetova kete e ka thene publikisht gjate nje bisede te shkurter qe e ka pasur me gazeten Ekspress pas mbajtjes se Miss Kosova Universe 2011 ne Prishtine.
Ai tha se ndoshta si prioritet te ketij viti ka pikerisht martesen.
E kam ne plan qe te martohem kete vit - ka thene Destani ne kete bisede. Por i pyetur se kush eshte vajza me te cilen ai do te martohet Destani ka refuzuar te pergjigjet duke thene se per momentin nuk deshiron te jape emra.
Nuk dua qe te pergjigjem ne kete pyetje per momentin. shte sekret apo ndoshta jam ne kerkim te dashurise - ka thene ai.
Aktori koheve te fundit eshte pare ne nje projekt filmik Dossier K film ky qe eshte transmetuar shume ne Europe por edhe ne Kosove. Nderkaq Destani ka pasur paraqitje te shumta edhe ne disa filma te tjere shqiptare si ne Koha e kometes Etjet e Kosoves Metropolet etj.
Pra pas ketij projekti tek Kometa nuk kam luajtur ne shume projekte shqiptare por ende nuk kam dicka konkrete per ndonje rol te ri. Ndoshta per shkak te angazhimeve te mia neper festivale nderkombetare.
Tani thote se eshte ne nje projekt te ri te cilin sapo ka perfunduar xhirimet dhe beson qe se shpejti do te jepet neper kinemate e Europes.
shte ky filmi The Berlin Project ku une luaj rolin e Sebastianit. Deri tani kam pasur xhirimet atje. Aty luaj njerin prej roleve kryesore nderkaq do te jem edhe ne nje xhirim tjeter ne Belgjike ku pritet te fillojne xhirimet me 31 janar - ka thene Destani.
Por ky nuk eshte projekti i vetem i Destanit kete vit pasi qe ai ka edhe nje audicion ne New York gjate ketyre muajve te pare te vitit.
Do te shkoj ne New York ne kete audicion dhe do te shikoj a do te mund te hyj ne nje projekt. Shpresoj qe edhe atje te marr njerin prej roleve kryesore - ka thene ai.
Destani vitin e kaluar kishte marre pjese ne nje rol sekondar edhe ne Hollywood ku kishte luajtur ne nje film.
Ai eshte paraqitur edhe ne filmat Get Low pastaj Seperation City At Worlds End dhe ne filmin televiziv The Whore.
Per momentin jam duke pushuar ne Kosove por pas dates 31 te ketij muaji do te angazhohem menjehere ne nje projekt te radhes - ka thene ai.
Ai ishte bashkeproducent ne filmin e suksesshem te produksionit maqedonas The Great Water me regji te Ivo Trajkov qe u xhirua ne vitin 2004. Ne vitin 2005 filmi ka marre pjese ne shume festivale te njohura nderkombetare dhe kishte marre edhe nje numer te madh te shperblimeve.