Prokuroria Pse kerkuam eksperte te huaj
Nderkohe Prokuroria e Pergjithshme ka shpjeguar dje shkakun perse ka vendosur te kerkoje ndihmen e eksperteve amerikane per te verifikuar autenticitetin e regjistrimit. Sipas organit te akuzes prokuroria nuk ka eksperte te punesuar apo pjese te organikes se saj qe mund te kryejne verifikimin per llogari te hetimeve. Duke qene se nuk kemi eksperte te punesuar ne
institucion te cilet mund te realizojne verifikimin e materialit mbetet mundesia e realizimit te ekspertizes ne studio private te specializuara thane burimet e prokurorise. Sipas tyre studiot private duhet ta kryejne kete sherbim per prokurorine kundrejt pageses ndaj jane lehtesisht te ndikueshme nga pale te treta. Per kete shkak duke u nisur nga rendesia e ceshtjes dhe serioziteti i saj prokuroria ka pohuar se ka vendosur te kerkoje angazhimin e specialisteve te huaj ne kete hetim.
Ndihma nga SHBA
Javen e kaluar Prokuroria e Tiranes permes Prokurorise se Pergjithshme ka dorezuar ne Ambasaden Amerikane nje kerkese per eksperte te FBI-se me qellim verifikimin e video-pergjimit mes ish-zv.kryeministrit Ilir Meta dhe ish-ministrit te Ekonomise Dritan Prifti. Zedhenesi i Prokurorise se Pergjithshme Plator Nesturi tha dje se ndihma nga autoritetet amerikane u kerkua mbi bazen e nje marreveshje per ndihme juridike. Marreveshja ne fjale eshte formalizuar qe me pare ne momentin e ngritjes se strukturave Task Force Antikorrupsion ne prokurorite e rretheve. Bazuar mbi kete marreveshje me misionin OPDAT ne Tirane Prokuroria ka kerkuar ne kete rast ndihme nga SHBA me eksperte te fushes per te kryer verifikimin e video-pergjimit. Sipas Prokurorise se Pergjithshme per shkak te ekzistences se kesaj marreveshje u kerkuan eksperte amerikane pasi nese nuk do te kishte nje bashkepunim te rregulluar ne kete menyre atehere mund te kerkoheshin eksperte nga vende te tjera.
Trazhgim Sokolaj