E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demonstrata e 21 janarit nisin arrestimet edhe neper rrethe

Kane filluar edhe neper rrethe arrestimet e demonstruesve te 21 janarit. Ato po behen mbi bazen e fotove dhe pamjeve filmike te demonstrates se zhvilluar ne sheshin para Kryeministrise. Keshtu ne Durres mesohet se jane arrestuar deri tani tre persona. Ata jane Hajri Gjuzi Ilir Hushi dhe Kujtim Huqi.

Arrestimet per tre personat e mesiperm jane nga policia e Durresit por nga te dhenat rezulton se nje praktike e tille po ndiqet edhe ne rrethet e tjera. Kjo vjen pak dite pas arrestimit ne tirane te rreth 113 pjesemarresve dhe vendimit per burg 20 dite ndaj dy prej tyre si dhe detyrim paraqitjeje per dhjetera te tjere.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›