Flamurmbajtesi i Republikes se Berishes dhe flamurmbajtesi i Republikes se Shqiperise

Kete shkrim duhet ta shoqerojme doemos me nje foto nga protesta e se premtes. Nje qytetar shqiptar emrin e te cilit nuk e dime akoma na ka impresionuar kur pas shkumes se eger te ujit qe hidheshin nga dy makina te policise mbi te vraponte i vetem mes sheshit te zbrazur nga gazi lotsjelles dhe uji i makinave me flamur te kuq ne dore.
Ishte nje skene paksa epike dhe e dhimbshme sikur te mos nderpritej pak caste me pas. Nje grup policesh speciale te veshur me antiplumb skafandra parzmore dhe shkopinj gome ju turren e rrethuan dhe e masakruan. Ra ne syte tane ne syte e te gjitheve pertoke bashke me flamurin qe mbante pa e leshuar nga dora mes ujit dhe gazit lotsjelles sic duket dhe ne foto.
E rrahen barbarisht pa ndjenja dhe e shkelen me kembe flamurin pa ju dhimbsur. Dje mesuam se nje nga keta bisha qe e kane rrahur dhe perdhosur qenka nje oficer policie qe e dekoroi kryeministri si shpetimtar te flamurit nderkohe qe ne syte tane ai ishte vrasesi dhe perdhosesi i flamurmbajtesit te Republikes se Shqiperise.
Diferenca mes Berishes dhe qytetareve shqiptare sot eshte se ai dekoron nje njeri qe vrau dhe perdhosi nje njeri qe mbante flamurin e Republikes sone dhe e dekoron pasi ate flamur ia dorezoi Republikes se Sali Berishes qe eshte shpallur prej dy ditesh.
shte pikerisht kjo diference qe na ben te ndjehemi sot se vendi yne eshte i ndare perfundimisht ne dy Republika te cilat kane hyre ne konflikt me njera tjetren.
Republika e Shqiperise ka President Bamir Topin Kryeminister Sali Berishen kryeprokurore Ina Ramen Kryetar te SHISH-it Bahri Shaqirin Drejtor te Pergjithshem te Policise Hysen Burgaj
kurse Republika e Sali Berishes ka President Sali Berishen kryeminister Sali Berishen Kryeprokuror Sali Berishen Shef te SHIK Sali Berishen Komandant te Forcave te Armatosura Sali Berishen Komandant te Gardes Shkelzen Berishen dhe me poshte gjithe familja ne pushtet. Para nje situate te tille qendrimi perendimor eshte teresisht konfuz.
Perendimi ka caktuar nje kryediplomat te negocioje mes dy republikave ndersa Shtetet e Bashkuara te Amerikes kane rene ne gracken e Sali Berishes duke u perfshire ne spiralen e gjetjes se eksperteve te pavarur per vrasjet ne bulevard duke zhvleresuar realisht institucionet per te cilat kemi genjyer veten se i kemi forcuar keto 20 vite. Kjo ne te vertete eshte ajo qe
kerkon Sali Berisha.
Ai e di se tashme e pret tatepjeta dhe kerkon te dale nga kjo histori me pjesen e vet. Ai kerkon qe Republika e Shqiperise dhe faktori perendimor te kete per pale
vetem nje negociator Sali Berishen.
Me te duhet te negocioje per te lejuar hetimet me te duhet te negocioje per te lejuar tubimet me te duhet te negocioje per te lejuar shtypin e lire me te duhet te negocioje per te respektuar depolitizimin e ushtrise dhe policise.
Duke i qendruar fanatik skemes se vitit 1997 Sali Berisha kerkon te dale nga kjo histori si pale duke djegur dhnjerakeqperdorur secilin prej te veteve ne emer te republikes se tij.
Perballe Ina Rames ka Komisionin Hetimor perballe sherbimeve sekrete ka thashethemet e sherbimeve te veta sekrete perballe Bamir Topit si Komandat i Pergjithshem ka Arben Imamin dhe kapteret e graduar gjenerale dhe perballe popullit shqiptar ka falanga fanatikesh te cileve u var ne qafe pasurite e Shqiperise per ti plackitur me qellim qe ti perdore ata per dite te tilla te zeza te pushtetit te tij.
Shqiperia sot ka shkelmuar me te dyja kembet gjithe standardet e nje vendi te NATO-s qysh ne momentin kur te ashtuquajturit gjenerale raportojne forcen para kryeministrit te vendit dhe betohen se do ruajne pushtetin e tij.
Mes tyre shquan gjenerali qe i dhuroi territorin e ujerave te Greqise dhe kryekomandanti i tij Arben Imami endrra e te cilit per tu bere gjeneral ka nisur qysh ne trazirat e vitit 1997.
shte fatkeqesi e madhe qe te ashtuquajturit gjenerale te vendit tim nuk kane vene mend nga gjeneralet e vitit 1997 qe sot kane ngelur rrugeve vetem pse Sali Berisha i perdori per te mbrojtur pushtetin e vet.
shte nje poshterim i standardeve te NATO-s ku ushtria eshte e
ndare qartazi nga politika qe gjeneralet te betohen dhe te pergezohen nga kryeministri
per besnikeri politike ndaj tij.
Nje raport te tille kaq te afert mes gjeneraleve dhe kryeministrit e ka vetem Turqia por ne sensin e kundert pasi atje kur mbledhin gjeneralet shkarkojne kryeministrin kurse ketu kryeministri mbledh gjeneralet per te kercenuar shefin e opozites.
Shqiperia sot ka shkelmuar parimet e parlamentarizmit duke mbledhur nje seance parlamenti ilegale nen duartrokitje histerike per fjalimin e nje kufome politike duke ngritur nje komision
hetimor parlamentar qesharak qe do te perfundoje me nje komunikate shtypi te botuar ne gazeten RD.
Ky komision do te jete opozita e Prokurorise se Pergjithshme e cila eshte kompleksuar aq shume sa vete pranon se ka nevoje per eksperte te pavarur per te gjykuar ceshtjen duke shmangur ne te vertete pergjegjesine per te cilen shqiptaret paguajne taksa per ate institucion.
Shqiperia sot ka hedhur poshte institucionin e Sherbimit Informativ qyshkurse kryeministri del para gazetareve dhe lexon SMS nga sherbimet e tij te cilet i shprehin gatishmeri per tu nisur ta mbrojne ate ne Tirane apo qe i tregojne planin sekret Rama- Ruci- Gjinushi dhe urdhrat qe jane dhene me telefon nga kullat dykateshe ku ne fakt kane qene vetem nje grup gazetaresh.
Shqiperia eshte sot qartazi e ndare ne dy Republika.
Dhe si per te inauguruar Republiken e vet Sali Berisha dekoroi dje njeriun qe perdhosi flamurmbajtesin e Republikes se Shqiperise duke ja shkelur me kembe flamurin kombetar te Republikes sone dhe qe cuditerisht e pa veten sot i hutuar ne zyren e kryeministrit duke u
dekoruar per nje flamur qe e kish rrembyer si burracak ne emer te pushtetit.
Dhe kur
horrat vishen me flamur kombetar ruajuani. Sepse te gjitha krimet ne kete vend kane ndodhur ne emer te Atdheut.