E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha thyhet para nderkombetareve anulon perfundimisht mitingun

Kryeministri Berisha u dorezua para presionit te nderkombetareve sot dhe pranoi te anuloje perfundimisht mitingun e parashikuar per te shtunen te cilin e kishte konsideruar si nje manifestim paqesor kunder dhunes.
Deklarata erdhi gjate mbledhjes se qeverise ku Berisha tha se kjo ishte nje kerkese e ligjshme e partnereve nderkombetare qe ndjekin me vemendje situaten ne Shqiperi. Sipas Berishes mitingu nuk ka pasur qellim ka qene vetem kunder dhunes por ky qellim mund te keqkuptohet.

Ndersa ne lidhje me hetimin e 6 efektiveve te Gardes per te cilet Prokuroria prej ditesh ka nxjerre urdher-arrestet Berisha mbeti ne te njejtin pozicion te meparshem teksa u shpreh se dje i kishte shprehur falenderimet SHBA per te sjelle ekspertet me te mire per nje hetim te plote pasi ata qe jane ne krye te ketij institucioni jane pjese e aktit te shemtuar.

Kryeministri vijoi perseri akuzat e tij ne adrese te demonstruesve te 21 janarit duke thene se ata deshtuan dhe do te deshtojne. Eksponentet e tyre kane komunikuar me eksponentet me kryesore te krimeve me mizore qe jane ne burgjet e vendit.

Gjithashtu Berisha gjate mbledhjes se qeverise foli edhe per raportin e Dik Martit. Ai tha se duhet te jesh i verbuar nga urrejtja nda shqiptareve per te hartuar dicka te tille. Nje shqiptar nuk e kthen kurrsesi shtepine tij ne kasaphane per trafikim organesh. Akuza eshte me e renda. Ai theksoi se eshte shume i kenaqur nga fakti qe Eulex ka pranuar te hetoje ne lidhje me kete ceshtje.
Delegacioni yne duke mos qene dakord me asgje nga raporti te gjetur para faktit se nese votonin kunder ne i kunderviheshim hetimit delegacioni votoi pro hetimit tha Berisha teksa shprehu garancine e tij dhe ne lidhje me mbrojtjen qe Shqiperia i jep cdo deshmitari qe kerkohet.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›