Demonstrata e PS policia Do monitorohet me kamera
TIRANE - Drejtori i policise se Tiranes ka firmosur lejen per demonstraten e paralajmeruar per diten e sotme nga Partia Socialiste. Leja eshte dhene ne adrese te kreut te PS-se dega Tirane Besnik Bare i cili kerkoi nje leje 24-oreshe per tubimin e sotem te opozites. Diten e djeshme policia ka njoftuar edhe masat qe do te merren dhe rruget qe do te bllokohen gjate aktivitetit. Nderkohe ministri i Brendshem Lulzim Basha ka paralajmeruar se cdokush qe do te shkele rendin dhe sigurine publike do te perballet me ligjin. Basha ka thene se liria e protestes eshte e garantuar ne Shqiperi por ka shtuar se gjithcka duhet te zhvillohet sipas ligjeve dhe rregullave te vendit. Zyrtarisht policia njoftoi se jane vendosur kamera pergjate gjithe itinerarit qe parashikohet te kryhet tubimi per te regjistruar gjithcka ndodh. Vendosja e kamerave eshte bere per te monitoruar cdo levizje te protestuesve dhe per te shmangur cdo provokim te mundshem ndaj forcave te rendit qe do te jene ne gatishmeri. Policia eshte shprehur se leja ndaj subjektit politik Partia Socialiste eshte marre per nje tubim njeditor qe nis sot ne oren 1300 dhe ne rast se organizatoret vendosin zgjatjen e tubimit atehere perfaqesues te kesaj partie duhet te kerkojne leje cdo dite prane Drejtorise se Policise se Tiranes. Krahas forcave te policise se kryeqytetit qe do te mbajne ne vezhgim situaten gjate protestes per te parandaluar cdo incident te mundshem per ruajtjen e institucioneve jane ngarkuar me detyre oficeret e Gardes se Republikes. Policia e Tiranes beri te ditur se jane marre masat e nevojshme dhe nje numer i konsideruar punonjesish te policise do te qendrojne ne ruajtje te institucioneve te rendesishme shteterore si dhe ne afersi te ambasadave apo edhe rezidencave. Do te jene 3 mije efektiva policie qe do te zbatojne planin e masave te sigurise per mbarevajtjen e rendit gjate demonstrates. Policia Rrugore do te qendroje ne cdo kryqezim kryesor te kryeqytetit e mbeshtetur edhe nga patrulla e pergjithshme si dhe ne rruget hyrese dhe dalese te Tiranes per te bere te mundur lehtesimin e trafikut. Duke pasur parasysh edhe ardhjen me autobuse te qytetareve nga rrethet e vendit mjetet e transportit te tyre sipas policise do te qendrojne tek Zogu i Zi Rruga e Elbasanit si dhe tek Stacioni i Trenit dhe 21 Dhjetori per te mberritur ne pas ne qender te Tiranes ne kembe. Per kete arsye do te bllokohen Rruga e Durresit Rruga e Elbasanit bulevardi Zogu i Pare si dhe bulevardi Deshmoret e Kombit.
RRUGET QE BLLOKOHEN
Rruga e Durresit
Rruga e Elbasanit
Bulevardi Zogu i Pare
Bulevardi Deshmoret e Kombit
Postblloqe
Kryqezimi i 21 Dhjetorit
Kryqezimi te Dogana
Perballe Fakultetit Filologjik
Kryqezimi te Ura Teknologjike Pallati me Shigjeta
Kryqezimi te Stacioni i Trenit
Kryqezimi tek stacioni i fundit i Porcelanit
KAMERA SIGURIE
Pergjate bulevardit Zogu i Pare nga Stacioni i Trenit deri ne qender
Sheshi Skenderbej
Pergjate bulevardit Deshmoret e Kombit
Perballe godines se Keshillit te Ministrave
Sheshi Nene Tereza