Imami Qeveria eshte e ligjshme nuk rrezohet dot me demonstrata
Ministri i Mbrojtjes Arben Imami komentoi dje protesten e opozites gjate analizes se punes 1-vjecare te ministrise. Sipas Imamit qeveria nuk rrezohet me demonstrata dhe per deklaratat e bera deri tani nga opozita duhet te mbahet pergjegjesi. Nuk mund te rrezohet me demonstrata nje qeveri e ligjshme. do perpjekje ne kete drejtim do te ishte kthim prapa i vendit dhe padyshim qe pergjegjesit duhet te mbajne pergjegjesi. Sigurisht ketu kuptoj edhe thirrjet destabilizuese si ato te kryetarit te PS-se apo te tjera figura minore qe jane rreshtuar prane tij qe do ta kishin te pamundur te permbajne qytetaret shqiptare. Sigurisht qe pergjegjesia politike dhe jo vetem per ata qe i nxjerrin njerezit ne rruge qendron tek ata qe i udheheqin ata tha Imami. Persa i perket analizes vjetore ai tha se do te shtohen trupat ne Afganistan ndersa shtoi se ushtria do te modernizohet me tej. Me kete plan te ri te shperndarjes i cili eshte bere ne perputhje me ristrukturimin qe Ministria e Mbrojtjes kishte menduar ne perputhje edhe me kerkesat nevojat dhe standardet e nje ushtrie te NATO-s me numrin e ushtareve dhe personelin ne pergjithesi duke u reduktuar nga 14 mije ne 12 mije. Gjithashtu perqendruam ushtrine ne disa pika e cila do te beje te mundur qe Forcat e Armatosura ne vetvete te jene eficiente dhe shume nga ato qe kane qene kazerma te ushtrise te dalin jashte nevojave te planit te ri te shperndarjes tha ministri Imami ndersa shtoi se sa i perket pagesave te ushtarakeve ne jemi duke e rishqyrtuar kete ceshtje se bashku me Ministrine e Financave. Kemi ngritur nje grup te perbashket pune. Kryeministri eshte i sensibilizuar ne kete drejtim dhe besoj se do te kete permiresime.