Topalli: Ata që organizuan demonstratën do të përgjigjen
“Njerëz te inkriminuar qëlluan, goditen policinë, institucionet dhe shtetin ligjor. Demonstrata e dhunshme e paralajmëruar ka një emër. Demonstrata e dhunshme e thirrur nga z. Rama çoi ne viktima. Policet sot ishin heronj. Shqipëria është një vend demokratik. Pushteti nuk merret me dhune”, tha Topalli në orët e vona të mbrëmjes së shkuar.
Ai shtoi se të gjithë ata që organizuan dhunën dhe sulmin ndaj institucioneve demokratike do të përgjigjen para ligjit. “Ftoj institucionet e drejtësisë te veprojnë shpejt e ne përputhje me ligjet dhe detyrimet kushtetuese, për të vënë para ligjit, banditët që donin t’i vinin flakën Shqipërisë dhe organizatorët, inspiruesit dhe drejtuesit e tyre. Falënderojmë qytetarët e vendit që braktisën Ramën e banditët, që kërkonin të digjnin Shqipërinë”, përfundoi Topalli. /S.Ll/Start/
2011-01-22 08:15