Haxhinasto Para drejtesise gjithe ata qe shkelen ligjin

Budva 29 janar NOA 8211 Dje ne Budva te Malit te Zi zhvilloi punimet takimi i Ministrave te Jashtem te vendeve anetare te Procesit te Bashkepunimit te Europes Juglindore SEECP ku delegacioni shqiptar u kryesua nga Edmond Haxhinasto zv/kryeminister dhe minister i Puneve te Jashtme.
Sic raportohet pwr agjencine e Lajmeve NOA ne kete Ministerial ku moren pjese te gjitha vendet anetare pershendeti Kryeministri i Malit te Zi Igor Lukshic vendi i te cilit ka edhe kryesine e radhes te SEECP-se.
Ne fjalen e tij ne kete takim Haxhinasto ritheksoi vullnetin e qeverise shqiptare per marredhenie te fqinjesise se mire e te bashkepunimit te gjithanshem me vendet e rajonit. Ai vuri ne dukje rolin e SEECP si instrument qendror politik i ketij bashkepunimi me rol te rendesishem per integrimin e rajonit dhe perafrimin e tij me Bashkimin Europian dhe NATO-n.
Ne vijim Haxhinasto nenvizoi progresin e dukshem te vendeve te rajonit si dhe vuri theksin mbi disa nga fushat ne te cilat ky bashkepunim duhet te jete me konkret bazuar ne projekte te perbashketa rajonale si ne infrastrukturen rrugore energji luften kunder krimit te organizuar e korrupsionit etj.
Ne kuader te bashkepunimit rajonal dhe forcimit te tij ne te ardhmen Haxhinasto theksoi se levizja e lire e shtetasve te gjithe vendeve te rajonit ne vendet tona do te ndihmonte se tepermi ne kete drejtim.
Ai nenvizoi se levizja vetem me karta identiteti biometrike eshte jo vetem nje shprehje e vullnetit politik per te thelluar bashkepunimin dhe nderveprimin rajonal por edhe nje element i rendesishem i integrimit rajonal.
Haxhinasto u shpreh se perfshirja e Kosoves ne kete nisme rajonale SEECP ka ndikim te drejtperdrejte ne stabilitetin dhe sigurine rajonale dhe ne perspektiven e integrimit te Ballkanit Perendimor ne BE.
Haxhinasto tha se Kosova eshte e vetmja pjese e munguar e bashkepunimit rajonal pa te cilen ky bashkepunimin nuk do te mund te jape rezultatet qe priten nga te gjitha vendet anetare.
Ne kuader te Ministerialit te SEECP-se Haxhinasto zhvilloi dhe nje sere takimesh dypaleshe me Ministrat e Jashtem te Greqise Turqise Malit te Zi etj.
Ne keto takime u trajtuan ceshtje konkrete te forcimit te bashkepunimit si ne planin bilateral ashtu dhe ne ate shumepalesh.
Po ashtu gjate takimeve u diskutua mbi zhvillimet ne rajon situaten ne Shqiperi etj.
Ne lidhje me zhvillimet e fundit ne Shqiperi Haxhinasto siguroi pjesemarresit se cfare ndodhi apo cfaredo qe te ndodhe ne te ardhmen nuk do te mund te kompromentoje stabilitetin konstitucional e institucional te vendit.
Nje hetim i pavarur po kryhet ne Shqiperi per ngjarjet e 21 janarit dhe une jam i bindur tha Haxhinasto 8211 se kushdo qe ka shkelur parimet e sjelljes demokratike dhe ligjet e nje vendi anetar te NATO-s do te dale para drejtesise.
n.e/NOA
Tagsedmond haxhinasto