E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demonstrata homazh në fokus të mediave të huaja

TIRANE-Mediat ndërkombetare i kanë kushtuar sërish vemendje situatës ne shqiperi dhe manifestimit të sotëm në Tiranë.
Sipas agjencise së lajmeve Reuters, rreth 100 mije mbështes të Partise Socialiste në opozitë bënë homazhe në heshtje për tre personat e vrarë në protestën anti qeveritare të një jave më parë.
Në marshimim e heshtur në Bulevardin kryesor pranë zyrës së kryeministrit njerëzit mbanin trendafila dhe karafila të kuq ndërsa nuk munguan lotët për viktimat.
Edhe agjencia e njohur Associated Press pasyroi manifestimin e sotme paqesor ne Tirane.
Sipas Associated press, marshimi i opozitës së drejtuar nga Edi Rama, ngjante me shume si procession funeber sesa një protestë. Altoporlantet transmetonin muzikë të trishuar ndërsa pjesemarresit mbanin qirinj të ndezuar për të vrarët e 21 Janarit.
Ndërsa gazeta Italiane La Reppublica e hapte shkrimin e saj me titulliun në shesh për të kujtuar viktimat, Opozita fiton betejën e saj me 100 mijë pjesemarrës në protestë.
Lajmi u transmetua ne edhe ne media të tjera si Washington Post, Msnbc, Bloomberg, Herald Sun e deri në Australine e largët pa përmendur mediat e rajonit.

(d.b/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›