Demonstrata ne Serbi Dhjetra mijera pjesemarres

Dhjetera mijera mbeshtetes te opozites ne Serbi kane marre pjese ne nje tubim kunder qeverise duke bere thirrje per zgjedhje te parakoheshme dhe reforma ekonomike.
Protesta u organizua nga udheheqesi i Partise Perparimtare Serbe Tomisllav Nikolic i cili mbajti nje fjalim para nderteses se parlamentit ne Beograd.
Policia serbe vlereson se ne tubim pati te pakten 55 mije njerez. Deshmitare te tjere thone se turma arrinte afer 70 mije vete.
Zoti Nikolic beri thirrje per paga me te larta dhe per fundin e korrupsionit ne qeveri. Ai permendi protestat e koheve te fundit neper rruget e Tunizise dhe Egjiptit duke thene se qeverite ne mbare boten po mesojne se duhet te degjojne popullin.
Zgjedhjet parlamentare ne Serbi priten te zhvillohen me 2012 por opozita deshiron qe ato te mbahen me heret.
Partia nacionaliste e zotit Nikolic e cila ndodhet ne opozite ka fituar perkrahje muajve te fundit ne Serbi nderkohe qe vendi perpiqet te rimekembet nga recesioni ekonomik boteror.