E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja në Librazhd familja zhvarros me forcë trupin e vajzës

LIBRAZHD- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në mesnatë në fshatin Skroske të Librazhdit, ku të afërm dhe familjarë të Zamira Udenishtit kanë zhvarrosur dhe marrë me forcë trupin e së resë e cila u vra mizorisht në fund të muajit dhjetor të vitit të kaluar nga vjehrra dhe bashkëshorti i saj.

Familjarët kërkojnë që trupi i viktimës të prehet pranë familjes në fshatin Rrashtan dhe jo në varrezat e njerëzve të bashkëshortit, i cili është dhe vrasës i së resë. Por policia e Librazhdit ka nisur menjëherë pas kësaj, procedim penal ndaj të afërmeve të viktimës nën akuzën për dhunim varresh.

Vrasja e Zamira Udenishtit tronditi opininonin pasi fillimisht u cilësua aksidentale - si një vetëvrasje. Më pas ekspertët e policisë së krimeve e klasifikuan si vrasje në bashkëpunim. Për këtë krim aktualisht në burg ndodhen Hatixhe e Alfred Belba nënë e bir. Kjo ngjarje e frikshme ndodhi një natë përpara ndërrimit të viteve dhe besohet se shkak është xhelozia e burrit. Alfred Belba jetonte dhe punonte në Greqi dhe më 19 dhjetor ishte kthyer pranë familjarëve të tij për të kaluar festat e fundvitit.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›