Trupi i Aleks Nikaj, nesër në Tiranë

Trupi i 35 vjeçarit Aleks Nikaj, i cili humbi jetën sot në spitalin e Turqise,do të mbërrijë ditën e nesërme në Rinas gjatë orës 13.30 minuta.
Sipas të dhënave për “Ora News”, do të jetë Grupi Paralamentar i PS-së i cili do të presë trupin e të ndjerit Nikaj, i cili u plagos me plumb në kokë gjatë demonstratës së 21 janarit në Bulevardin përpara Kryeministrisë.
Mjekët në Turqi nuk kanë mundur të kryejnë asnjë ndërhyrje për shkak të gjendjes mjaft të rënduar në të cilën u paraqit 35 vjeçari.