Arvizu Politika te mos pengoje institucionet

Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu ka deklaruar në një konferencë për shtyp, paraditen e sotme, se politika duhet të mos pengojë funksionimin e institucioneve. Ai ka theksuar se Uashingtoni do të ofrojë asistencë teknike për Prokurorinë në hetimin e ngjarjeve të 21 janarit.
“Politika të lejojë funksionimin normal të institucioneve të pavarura. SHBA-të do të ofrojnë asistencë teknike për Prokurorinë shqiptare. Është shumë e rëndësishme të funksionojnë institucionet që kanë të bëjnë me mbrojtjen e qytetarëve”, tha Arvizu.
Ai ka përshëndetur vendimin e kryeministrit Berisha për anulimin e manifestimit të së shtunës dhe ka shprehur keqardhjen për qëndrimin e kreut të PS-së Rama në lidhje me këtë çështje.
“Përshëndesim vendimin e kryeministrit Berisha për anulimin e tubimit. Shprehim keqardhjen që zoti Rama nuk e anuloi demonstratën e së premtes”, tha ai.