E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arvizu: Prokuroria të mos ndikohet nga politika

Ambasadori i SHBA-së në Tiranë duke deklaruar sërish mbështetjen e tij për prokurorinë në lidhje me hetimin e ngjarjeve të 21 janarit i kërkoi asaj të mos ndikohet nga politika.

Në një konferencë për shtyp ambasadori Arvizu kërkoi një hetim të pavarur dhe të besueshëm për ngjarjet e 21 janarit dhe shprehu gadishmërinë e SHBA-së për të bashkëpunuar me prokurorinë për të kryer hetimet.
 

“Shqipëria duhet të funksionojë si një shtet demokratik dhe për këtë duhet të ketë institucione të pavarura. Cilido duhet të rezervohet në deklarata pasi diskutimet në media nuk i shërbejnë askujt ” theksoi ambasadori Arvizu
 

Gjithashtu amabasadori i SHBA-së Arvizu ka përgëzuar kryeministrin Berisha për anulimin e manifestimit të së shtunës kundër dhunës të përdorur në demonstratën e 21 janarit por nga ana tjetët theksoi  se shprehte keqardhje që kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, nuk ka anuluar vendimin për demonstratën e së premtes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›