E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rinia Aktive ne proteste

Një dite pas seancës se Parlamentit Evropian ku u diskutua kriza politike ne Shqipëri, një grup te rinjsh e studentesh kane protestuar para Kryeministrisë. Ata kane apeluar ndaj klasës politike për gjetjen e një konsensusi, ne mënyrë qe Evropa te mos vendose sanksione ndaj Shqipërisë. Forumi Rinia Aktive i ka konsideruar te turpshme reagimet e politikes ne vend, çka ka sjelle dhe mesazhet e forta nga eurodeputetet. Nen sloganin ?Kjo është e turpshme? te rinjtë kane qëndruar për disa minuta përpara godinës se kryeministrisë. Ata kane lajmëruar ndërkohë se do te zhvillojnë protesta dy here ne jave. Tubimi i radhës do te jete përpara Ministrisë se Mjedisit, e me pas te Ministria e Ekonomisë.

Shpërndaje          

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›