E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fletet e votimit vendimi brenda dhjetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do te vendose brenda ketij viti se cfare do te beje me fletet e votimit te perdorura ne zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit 2009. Flete qe kane ngjallur aq shume debate dhe jane ende shkak i moszgjidhjes se ngercit politik ne Shqiperi. Kryetari i KQZ-se Arben Ristani pohoi dje se brenda dhjetorit komisioni do te jape nje vendim per fletet. Nderkohe qe pershendeti qendrimin me te fundit te Partise Socialiste per te hequr dore nga hapja e kutive te votimit. Zbatimi i Kodit Zgjedhor qe kerkon djegien e fleteve te votimit do te sillte zbatim te ligjit kursim te nje shume te konsiderueshme parash si dhe nje clirim te administrates zgjedhore nga nje trysni-tha dje Ristani. Sipas tij qendrimi i fundit i socialisteve ishte i pritshem dhe e vetmja zgjidhje ligjore qe mund te gjendej. Nga ana tjeter kreu i KQZ-se pershendeti edhe nisjen nga puna e nje tryeze per realizimin e reformes zgjedhore duke inkurajuar te gjitha palet qe te mos humbin kohe por te permiresojne sa me shpejt ligjin e zgjedhjeve. Une u bej apel forcave politike qe te tregojne vullnet per ti perfunduar mendimet ne menyre qe Kodi i ri te hyje ne fuqi per zgjedhjet e ardhshme lokale-tha Ristani. Ai theksoi gjithashtu se KQZ ka bere dhe propozime konkrete ku mund te nderhyhet per te ndryshuar ligjin elektoral propozime keto qe jane ne perputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›