Pack Demonstratat e opozites te turpshme
Nuk kane reshtur akuzat ndaj opozites shqiptare si shkaktare kryesore te bllokimit te funksionimi i Kuvendit. Situata aktuale politike ne Shqiperi paraqitet e veshtire opozita nuk shkon ne Parlament dhe kur shkon nuk voton ligjet. Nderkaq ajo ben edhe demonstrata duke krijuar veshtiresi per qeverine e kjo eshte e turpshme. Kjo ka qene deklarata e bere nga ana e europarlamentares Doris Pack me te cilen ka shprehur tere shqetesimin por dhe acarimin e saj per situaten politike ne Shqiperi duke vene gishtin pikerisht mbi opoziten si shkaktaren kryesore te ketij ngerci qe po pengon integrimin e vendit dhe po ve shqiptaret ne nje pozite shume te veshtire para partnereve evropian. Nje fakt te tille europarlamentarja Doris Pack e ka theksuar gjate konferences qe po mbahet ne Bruksel me temen Ballkani ne zemer te Evropes iniciuar nga Partite Popullore Evropiane ku eshte i pranishem edhe kryeministri Sali Berisha. Me tej Doris Pack ka permendur edhe lajmin e liberalizimit te vizave per Shqiperine duke e cilesuar ate si mjaft pozitiv per vendin tone. Javen qe shkoi u publikua lajmi i mire per heqjen e vizave per Shqiperine dhe Bosnje-Hercegovinen e jam shume e lumtur qe Shqiperia ia doli pas nje kohe te gjate ta fitoje nje gje te tille. Shpresoj qe edhe per Kosoven te nise ky proces mesohet te kete thene nder te tjera Doris Pack. Duke perfunduar se situata qe po krijon opozita ne Shqiperi eshte e turpshme ndersa qeveria po punon mire ndaj duhet qe sipas saj te dyja palet te ulen ne tryeze. Per mendimin tim njera pale ka me shume faj tha ajo ne fund duke iu referuar opozites shqiptare.