Olldashi Xhamia e re Rama po mashtrohen myslimanet

Premtimi i Rames per ndertimin e xhamise prapa Pallatit te Kultures eshte cilesuar nje genjeshter e perseritur e kryetarit te bashkise se Tiranes nga ministri i Puneve Publike Sokol Olldashi. Duke cituar librat e shenjte se si e denojne genjeshtren Olldashi ka deklaruar se ndertimi i xhamise eshte nje premtim elektoral i bere edhe ne vitin 2007 ne nje kohe qe asnje plan nuk e toleron dhe as e parashikon ndertimin e nje xhamie te re. Menjehere pas daljes publike te Olldashit ka reaguar zedhenesi i bashkise se Tiranes i cili e sulmoi ministrin sidomos per faktin se po u prish besimtareve diten e shenuar te Bajramit.
Olldashi
Ministri i Puneve Publike dhe Transporteve tha se kryetari i bashkise e ka bere edhe kater vjet me pare premtimin per ndertimin e xhamise saktesisht ne vitin 2007 para fushates se zgjedhjeve vendore. Pikerisht per te bindur mbare opinionin publik per kete genjeshter Olldashi citoi pjese nga plani rregullues i Tiranes dhe plani francez. Prapa Pallatit te Kultures jane te parashikuara dy kulla nga 84 metra te larta te cilat pavaresisht lartesise per cdo njeri normal nuk ngjajne me minare po ngjajne me kulla dhe ngjitur me to ne zonen e ish-disko Albanias qe edhe kjo u lakua si zona e mundshme potenciale e ndertimit te xhamise ka nje qender tregtare - tha Olldashi. Ai u eshte referuar gjithashtu edhe dokumenteve perkatese si planit te miratuar ne KRRTRSH dhe legjendes se planit francez kemi aktivitete tregtare dhe private. Pra per kedo eshte e qarte se kemi te bejme me aktivitete tregtare dhe private aktivitet privat eshte kulla 84 metra aktivitet tregtar eshte godina 18.8 metra e larte dhe eshte ne anesore te kulles me sa di une xhamia nuk eshte as aktivitet privat as aktivitet tregtar - vijoi ministri Olldashi. Sipas tij eshte krejt e qarte qe Rama ka genjyer ka genjyer sikurse i genjeu besimtaret mysliman kater vjet me pare. Ne te gjithe librat e shenjte genjeshtra eshte e denueshme si ne librin e kristianeve ne Urdheresen e Tete ashtu edhe ne librin e shenjte te myslimaneve. Po i kujtoj z.Rama qe meqenese jemi ne dite Bajrami dhe ai i genjeu myslimanet ne dite Bajrami ne Suren 51 te Kuran-it thuhet Qofshin mallkuar genjeshtaret.
Bashkia
Menjehere pas daljes publike te Ministrit te Puneve Publike Transporteve dhe Telekomunikacionit Sokol Olldashi ka reaguar zedhenesi i bashkise se Tiranes Florion Serjani. Eshte trishtim i madh qe makina e baltes nuk pushon edhe ne kete dite te shenuar te paqes njerezore e te harmonise fetare Edhe me shume trishtim kur nje minister prish qetesine e kesaj dite per dicka qe ska si te mos e dije por ben sikur se kupton. Xhamia e Re eshte e parashikuar ne planin francez dhe mbi ate plan qendron edhe angazhimi yne tha Serjani. Ai ka vijuar me lutjen qe Zoti ta fale delen e Perendise qe ka humbur brenda kostumit te ministrit te Partise. Me kaq e ka mbyllur reagimin zedhenesi i bashkise pa iu referuar ne fakt ndonje dokumenti apo maketi konkret per premtimin e bere per ndertimin e xhamise se re per besimtaret myslimane. L.Ndoka