Demosi i grave

Teatri Metropol me mbeshtetjen e ambasades se Greqise ne Tirane do te jape shfaqjen komedi te Aristofanit Grate ne Parlament. Komedia diakronike per pushtetin dhe natyren njerezore shfaqet per here te pare ne Shqiperi nga regjisorja e re Elma Doresi
Teatri Metropol me mbeshtetjen e ambasades se Greqise ne Tirane do te jape shfaqjen komedi te Aristofanit Grate ne Parlament. Ne kete veper grate e Athines vendosin te reformojne demokracine athinase. Duke pasur ne krye te tyre Praksagoren e cila bashke me grate e tjera vishet si burre ato marrin pushtetin ne Parlamentin e Demosit bejne ndryshime radikale dhe shkaktojne situata komike kur ato vendosin se pasuria te ardhurat dhe jeta seksuale te jete e perbashket. Kjo komedi diakronike per pushtetin dhe natyren njerezore shfaqet per here te pare ne Shqiperi nga regjizorja e re Elma Doresi dhe nje trup aktoresh burra te perbere nga Devis Muka Besmir Bitraku Roland Saro Endri Cela dhe Visjan Ukcenaj do te perballen me sfiden e interpretimit te roleve te grave ne komedine Grate ne Parlament. Te tjere aktore qe do te interpretojne ne kete komedi por jo si femra jane Klodian Hoxha Alban Musa Lorenc Kaja Genti Decka dhe Shyqyri Caushaj. Ne kete shfaqje ashtu si ne teatrin e antikitetit personazhet femra do te interpretohen nga aktore burra. Grate ne Parlament eshte shfaqja e pare e sezonit 2011 ndersa premiera pritet te jepet me 8 tetor.
Komedia flet per nje grup femrash me ne krye Praksagoren te cilat kane si qellim te bindin burrat per tu lene ne dore qeverisjen e qytetit te Athines. Grate maskohen si burra dhe shkojne ne parlament ne te cilin arsyetojne pse vendin duhet ta udheheqin grate me argumentin se ato jane natyra me te pergjegjshme dhe te rregullta. Per me teper kjo eshte dicka e re e pa provuar me pare. Me te arritur kete qellim grate vendosin te bashkojne te gjithe te ardhurat dhe pasurite kjo vlen edhe per raportet seksuale Grate mund te shkojne me ke te duan dhe te bejne femije me cilindo qe deshirojne dhe keshtu cdokush mund te kete nje lidhje me cilindo grate e bukura dhe meshkujt jo terheqes do te kene mundesine te kene perkrah me te bukuren ose anasjelltas. Por ky ligj do te sjelle absurditetet dhe shume situata paradoksale.
Pjesa fillon me nje monolog te Praksagores e cila ne te gdhire eshte ne rruge dhe ndodhet ne pritje te grave athinase. Gjate ketij monologu ajo i tregon publikut per kete mbledhje dhe i parapergatit. Plani ka si qellim hyrjen e grave ne parlament dhe propozimin per tu lene ne dore qeverisjen e vendit grave. Ne vazhdimesi ato do te shohin pergatitjet e fjalimeve mbi karakteret e meshkujve. Fjalimin vendos ta mbaje Praksagora. Vendimi i tyre sjell shqetesimin e burrave dhe nga kjo rrjedhin situata dhe kontradikta qe krijojne situata komike. Ne kete pjese autori mendon se grate te lodhura me qeverisjen e njejte te meshkujve i vendos ato ne pozite per te qene me prane dhe per ti vendosur ne rrethana te njejta ne vend te burrave. Pavaresisht se pjesa eshte shkruar 2400 vjet me pare per regjisoren risjellja ka te beje me aktualitetin se si publiku duhet ndergjegjesuar mbi politiken.
Regjisorja Doresi mendon se Kjo shfaqje e trajtuar si ne teatrin e antikitetit thene ndryshe ne kohen kur personazhet femra interpretoheshin nga meshkujt i bashkangjitet idese se ka ardhur nje moment qe edhe teatri shqiptar i te rinjve me guximin aftesine dhe talentin e tyre jane te gatshem te provojne kete element te vjeter te teatrit antik grek. Ne kete linje te antikitetit eshte punuar me kostumet te realizuara nga Sofi Karaj dhe ruajtja e fallusit simboli i potences mashkullore ne teatrin antik grek. Nga 8 tetori cdo te enjte te premte te shtune dhe te diele ora 20.00 shfaqja do jete ne sallen Shekspir te Teatrit te Metropolit.