Sprovat e pasionit

Ekspozita e hapur nga piktori Llambi Blido tek galeria Didart ne Tirane me 2 vepra abstrakte dhe 2 figurative te punuara me ngjyra akrilik ka edhe nje grup me vizatime abstrakte te realizuara me pastel mbi metoden e improvizimit.
Ekspozita e hapur nga piktori Llambi Blido tek galeria Didart ne Tirane me 2 vepra abstrakte dhe 2 figurative te punuara me ngjyra akrilik ka edhe nje grup me vizatime abstrakte te realizuara me pastel mbi metoden e improvizimit. Cdo artist vihet ne sproven e dashurise per aventuren e tij artistike gjate gjithe jetes. Sprovat mund te jene te permasave te ndryshme. Disa prej tyre per nga pesha vene ne diskutim edhe vijueshmerine krijimtarise. Kemi raste edhe ne artin tone qe per arsye ekonomike politike familjare shendetesore te kushteve minimale per hapesiren krijuese etj. kane zvogeluar kohen e marrjes me art ose kane hequr dore me te drejte. Eumlshte njerezore dhe e justifikueshme dalja nga marrezia krijuese. Nga pesha e veshtiresive artisti mund te sakrifikoje dhe pasionin per te. Tek Blido kemi nje nga rastet unikale ku sprovat e pasionit per artin kane triumfuar ne cdo rrethane. Qe ne vite te rinise e deri tani ai nuk e ka ulur entuziazmin per te. Sa me te medha te jene sprovat aq me e forte eshte dashuria. Ekspozita eshte nje ilustrim i ketij mendimi. Kur futesh ne ekspozite ndien qe rrethohesh nga nje shkelqim i jashtezakonshem i ngjyrave. Nuk me ka rene rasti deri tani te shoh akorde te nje fuqie te tille koloristike ne artin tone. Aty ishin bashkuar pasioni i gjithejetshem i autorit per te eksperienca e gjate koloristike si dhe kaprico per te kapur nje stad te ri. Kjo e shprehur qarte dhe thjeshte. Te kuqe triumfuese dhe elegante jeshile qe jane afer te ngrohtes deri tek smeraldi i thelle. Nje lejla e mprehte kishte rolin e te erretes maksimale dhe evidentonte cdo prekje te ngjyrave. Kontrastet dhe kalimet koloristike nga ngrohta tek e ftohta nderronin vend zone pas zone. Shkallet e ngjyrave te kunderta ngjiten e zbresin pa nderprerje duke u gershetuar me kontrastin e madh tonal. Tabloja eshte teresisht e koloruar.
Veprat me ngjyra te fuqishme duan hapesira te medha ne mes tyre pasi eshte e pamundur ti perballosh. Galeria e arteve Gagosian ne Londer ekspozon zakonisht nje veper ne nje faqe muri. Shikuesi ka kohe te pergatitet per vepren pasardhese. Tek Didart shohim 4 vepra te vendosura ne nje faqe muri dhe nuk demtonin njera-tjetren. Kjo eshte nje arritje tjeter e eksperiences kapricios dhe fuqise artistike te mjeshtrit. Gjithe veprat ndricojne dhe nuk ka asnje interferim koloristik ne mes tyre. Eumlshte sprova per te kapur maksimumin e mundesive.
Ngjyren e kane quajtur bije te perendise pasi cdo krahasim me objekte konkrete ka deshtuar. Ndryshimet qe ben ne varesi te ngjyrave qe e rrethojne ka mjaft mister. Qe ne thellesi te shekujve kjo ka cuditur artistet dhe shikuesit. Me pak ndryshim fillon jeta ose e kunderta me pak ndryshim e helmohet dhe vdes. Ky kufi kaq i vogel midis suksesit dhe deshtimit ka vene ne pozita te veshtira artistet. Tek veprat e Blidos bindesh qe eshte bije e perendise. Ato jane kaq te qarta saqe ta rrejne mendjen se mund ti besh dhe ti.
Kur shikojme vepren e Chagallit Takimi naten ngjyra e henes qe i ka rene fytyres se te dashures se tij eshte pikturuar me nje ultramarine te fuqishme. Tek kjo ngjyre ndjejme dhe nje pjese te skuqjes se lehte qe kishte ne fytyre. Per te kjo ishte ngjyra e duhur per te shprehur dashurine naten. Vinte nga brenda shpirtit te tij. Dhe veprat e Llambi Blidos kane drite kane fuqi dhe jane endrra reale e tij. E ndjen e krijon dhe na e tregon. Krijon nje jete. Cdo piktor do te stepej para tyre po ti kishte ne palete dhe per hire te harmonise do ti zbuste tingullin. Pranimi i tyre do te kishte veshtiresine e atij qe do te hidhesh nga nje lartesi e madhe dhe ka frike te shohe poshte dhe kthen koken per te mos pare distancen. Keto akorde nuk mund ti besh direkt ne tavaloce. Aty paraprin endrra vetem ajo mund ti pranoje dhe ti perballoje. Aristid Taine akademik francez ne librin e tij Filozofia e artit shkruan se me rritjen ne moshe te artistit ulet ne menyre natyrale deshira per tinguj te fuqishem. Ai shpjegon se kjo ndodh dhe ne muzike. Kjo thenie e nuk vlen per kete autor. Gjalleria dhe fuqia e ngjyrave e ka kaluar cdo kufi. Nje shikues qe nuk e njeh do te gabohej ne percaktimin e moshes. Sprova e pasionit per to eshte plotesisht e justifikueshme.
Ndersa vizatimet me pastel jane pjese e krijimtarise abstrakte te Blidos. Ajo i ka fillesat ne rinine e tij. Ato jane te mbeshtetura mbi improvizimin ato kane brenda inteligjence dhe elegance. Ne kete ekspozite ato kane nje strukture me minimaliste duke u perceptuar ne menyre te menjehershme. Te ben pershtypje poezia e levizjes se gjurmes qe shoqerohet me impulse te fuqishme nderhyrjesh. Pasteli eshte shfrytezuar me gjithe mundesite e variacioneve ne levizje dhe ne kombinime ngjyrash.
Piktor