E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëmshpërblehen "viktimat e gjalla" të 11 shtatorit

Arsyeja e këtij dëmshpërblimi është se gjendja shëndetësore e këtyre kategorive profesionale është përkeqësuar pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001. Bëhet fjalë për disa mijëra policë, zjarrfikës, punonjës të ndërtimit dhe të tjerë të cilët punuan për pastrimin e qytetit pas shembjes së kullave binjake.

Ata ngritën një padi ndaj qytetit të Nju Jorkut duke pohuar se janë sëmurë nga pluhuri i shkaktuar nga shembja e dy kullave binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë. Gjatë fillimit të javës gjykata e Nju Jorkut e dha vendimin e saj pro punonjësve dhe tashmë pritet vetëm që të përcaktohet koha kur do të shpërndahet shuma e dëmshpërblimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›