Rama "kërcënon" qeverinë për kutitë dhe SHISH-in
“Ne nuk do të lejojmë Kuvendin ta miratojë këtë ligj. Kaq mund t’ju them tani. e kushtet kur kërkohet te miratohet një ligj që cenon interesin publik të shoqërisë, cenon interesin kombëtar të këtij vendi në marrëdhënie me partnerët e mëdhenj atëherë çdokujt i lind e drejta që ta bllokojë këtë cenim dhe kërcenim të hapur me çdo mjet”, u shpreh Rama.
Duke folur për kërkesat e opozitës për hapjen e kutive, Rama tha se nëse dy draftet e propozuara nuk miratohen, atëherë pas 18 Marsit, do të ketë sërish protesta.
“Nëse maxhoranca nuk do të mbështesë dy variantet e paraqitura në Kuvend nga Partia Socialiste për transparencën e plotë të zgjedhjeve të 28 qershorit, atëherë protestat do të jenë në prag. Ne nuk do të lejojmë që kutitë e votimit të trajtohen si sende, pasi ne nuk i kemi trajtuar si të tilla. Kjo nuk është betejë palësh për një pronë, por është beteja për të fituar në vend demokracia”, theksoi Rama gjatë turit të takimeve me gazetarë.
Ai shtoi se qeverisë po i jepet një mundësi për zgjidhjen e kësaj çështjeje me mjete parlamentare. Me këtë, u shpreh Rama, po tentohet ti jepet legjitimitet Parlamentit.