E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëmshpërblim për 233 ish të përndjekurit

Qeveria vendosi dje të dëmshpërblejë 233 ish të përndjekur me një shumë që shkon 963,764,092 lekë. 233 persona, të ndarë sipas kategorive të ndryshme, në bazë të viteve që kanë vuajtur apo dënimit që kanë marrë gjatë diktaturës komuniste. Janë 14 persona që kanë marrë dënim kapital gjatë diktaturës, ndërsa pjesa tjetër janë shpërblyer në bazë të numrit të viteve që kanë kryer dënim. Shpërndarja kap disa qarqe si Shkodër, Fier, Vlorë, Gjirokastër, Berat etj. Vendimi është marrë duke pasur parasysh ditët që ish të burgosurit kanë kryer në burg dhe shumën me të cilën ata paguhen për çdo ditë burg. Një pjesë e mirë e përfituesve janë familjarë të ish të burgosurve, por edhe persona direkt që kanë vuajtur dënimin. Së fundmi, qeveria ka marrë një sërë vendimesh që mundësojnë shpërblimin e ish të burgosurve, gjithmonë duke u bazuar te koha dhe lloji i dënimit që ata kanë kryer.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›