E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha-Gyl: Turqia, 860 milionë USD investime

Një intensifikim i jashtëzakonshëm investimesh turke në Shqipëri që në katër vitet e fundi kanë shënuar rritje të jashtëzakonshme. Në këtë mendim ranë dakord Kryeministri Berisha dhe Presidenti turk, Gyl, gjatë një takimi që u zhvillua dje pas mesdite në Kryeministri. Zyra e shtypit e Kryeministrisë njofton se gjatë takimit u diskutua gjerësisht për marrëdhëniet dypalëshe, si dhe për vendosmërinë e të dyja vendeve për t‘i zgjeruar dhe thelluar ato më tej në të gjitha fushat, në veçanti për sa u përket shkëmbimeve ekonomike e tregtare dhe zgjerimit të mëtejshëm të investimeve turke në Shqipëri. Në këtë kontekst u vlerësua fakti që gjatë 4 viteve të fundit, investimet turke kanë njohur një rritje drastike, nga 150 milionë dollarë në vitin 2005, në 860 milionë dollarë në katër vitet e fundit. Të dy personalitetet vlerësuan ecurinë e suksesshme të kompanive prestigjioze turke në investimet e tyre në Shqipëri, në shumë fusha, si dhe shprehën gatishmërinë për të zgjeruar bashkëpunimin në fushën e energjisë, turizmit, policisë dhe ruajtjes së rendit, industrisë, metalurgjisë etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›