Greqia zotohet se do ta ulë ndjeshëm deficitin buxhetor
Në takimin e tyre të djeshëm, liderët e Bashkimit Europian kanë diskutuar në lidhje me sistemin e ri mbikëqyrës për financat e kontinentit, duke marrë në shqyrtim edhe situatën e rëndë në Greqi. Ata kanë formuluar kuadrin ligjor ekonomik të bllokut për dekadën e ardhshme. "Është sigurisht shumë e rëndësishme që ato që kemi përfituar nga kriza financiare t‘i përdorim për të parandaluar ndodhjen e krizave të tilla në të ardhmen", ka deklaruar në takim Kryeministri i Suedisë, Fredrik Reinfeld. Marrëveshja politike për të riparë dhe ribërë sistemin financiar mbikëqyrës në vendet e Bashkimit Europian parashikon krijimin e katër organizmave të rinj europianë, gjithmonë nëse ata do të miratohen edhe nga Parlamenti Europian vitin e ardhshëm. Liderët kanë diskutuar edhe në lidhje me rregulloret e reja financiare që do të zbatohen pas miratimit të Traktatit të Lisbonës. Për këtë qëllim, në shkurt pritet që të organizohet një samit i posaçëm i liderëve të Bashkimit Europian. Aktualisht, Komisioni Europian po konsultohet për axhendën e periudhës së viteve 2020, ndërsa plani i ri ekonomik po përvijohet. Për vendet europiane, tani pas krizës është shumë e nevojshme arritja e një rritjeje ekonomike. Kryeministri grek, Papandreu, që mori pjesë në këtë takim në cilësinë e një Kryeministri të një vendi anëtar të BE-së
u zotua se vendi i tij do të merrte të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar katastrofën ekonomike, edhe pse situata ishte ndër më të rëndat e dhjetëvjeçarëve të fundit. Ai tha se që nga e hëna vendi i tij do të parashtronte plane të reja. Deficiti grek pritet që vitin e ardhshëm të prekë 12% të Prodhimit Kombëtar Bruto, që është më i larti në vendet e BE-së.