E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demshperblimet banoret pengojne ndertimin e rruges

Fushe-Kruje - Ndertimi i nje unaze te re per qytetin e Fushe-Krujes shkaktoi konflikte
me banoret e fshatit Luz te cilet protestuan dhe bllokuan punimet per shkak se firma qe po
kryen punimet ka prishur avlline e nje shtepie pronari i se ciles nuk ndodhej aty.

Ata deklaruan gjithashtu se nuk kane marre demshperblim per token avllite qe do te prishen nga punimet per unazen e re. nje nga te demtuarit Gjon Luka tha se ndodhej ne Tirane kur e njoftuan se fadroma i kishte prishur avlline e baneses. Ai nuk kishte pranuar edhe me pare qe te behej prishja dhe ne ato momente sipas tij me sa duket drejtuesit e
firmes e kishin marre informacionin se nuk kishte njeri ne shtepi dhe kane nderhyre menjehere ne oren 0600 te mengjezit.

Me rikthimin e tij ne banese jane nderprere punimet ndersa Luka ka deklaruar se do denoncoje firmen per dhunim e shkaterrim prone. Ai tha se deri me sot ne nuk dime dhe as nuk na eshte shpronesuar prona. Ne e dime qe unaza eshte nje investim publik dhe nuk jemi qe te mos ndertohet pasi i sherben komunitetit por shteti funksionin ne baze te ligjit dhe duhet te na demshperbleje.

Ne Bashki na kane thene qe tia dergojme Bankes Boterore kerkesen per demshperblim pasi eshte kompetence e saj per demshperblimin e tokave bujqesore dhe pemeve. E thene ndryshe eshte nje sorollatje dhe jo nje rrugezgjidhje. Edhe per kete problem ne do i drejtohemi gjykates. Kryebashkiaku i Fushe-Krujes Ismet Mavrici ne linje telefonike deklaroi se tokat jane matur te gjitha dhe do demshperblehen konform ligjit sipas disponimit te pronareve te ketyre tokave.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›