Dëmshpërblimi, banorët e Thumanës përleshen me policinë
KRUJE-Dhjetra banorë në Thumanë të Krujës janë përleshur sot ne mesdite me efektivët e policisë për të mbrojtur banesat e tyre që do të shemben për të zgjeruar autostradën. Protesta e banorëve nisi sot paradite në shenjë kundërshtimi për prishjen e banesave te tyre. Policia Ndërtimore ndërkohë kishte nisur punonjësit për të shembur banesat. Por, sipas banorëve deri më sot, asnjë dëmshpërblim nuk është dhënë kundrejt prishjes së banesave. Në këto momente shumë banorë janë shtrirë poshtë fadromave në shenjë kundërshtie për prishjen e banesave. Policia është përpjekur të ndalë këto veprime, por ka hasur në kundërshtinë e banorëve të cilët dhe janë përleshur me efektivët e policisë, të përforcuar me trupa dhe nga Tirana.
Banorët kërkojnë që banesave tu ëhet një vlerësim i drejtë për mallin që do tu shkatërrohet, që më pas të kenë mundësi ta zëvëndësojnë diku tjetër.
(d.b/BalkanWeb)
Banorët kërkojnë që banesave tu ëhet një vlerësim i drejtë për mallin që do tu shkatërrohet, që më pas të kenë mundësi ta zëvëndësojnë diku tjetër.
(d.b/BalkanWeb)