E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demshperblimi, emrat e 3200 te perndjekurve

Gazeta "Koha Jone", ka siguruar listen e dyte per te cilen Ministria e Drejtesise ka vendosur se cilet do te jene 3198 perfituesit e tjere nder ish-te perndjekurit e regjimit komunist. Para disa kohesh ne saje te ligjit "per demshperblimin e ish te denuarve politike te regjimit komunist", dhe me pas me ane te miratimit ne Keshillin e Ministrave, te demshperblimit financiar per ish-te denuarit politike te regjimit komunist per vitin 2008, perfituan 1 400 persona te cilet benin pjese ne listen e pare.

Ne listen e dyte qe zbardhet sot nga "Koha Jone", ata te cilet do te perfitojne jane 3198 persona te cilet kane qene te denuar politike gjate regjimit komunist. Per t'u miratuar perfundimisht lista per kompensimin e ish-te perndjekurve pritet edhe nje vendim i Keshillit te Ministrave. Burime nga Ministria e Drejtesise pranojne se keta do te jene emrat ne menyre definitive te cilet do te perfitojne.

Demshperblimi i ish-te perndjekurve do te realizohet nepermjet kesteve per tete vjet ku shuma qe ata do te marrin eshte 720 000 leke te reja per cdo vit burg qe ata kane bere. Buxheti qe eshte alokuar per demshperblimin e plote te te perndjekurve, eshte 800 milione USD, ku qeverise i takon perkatesisht te shpenzoje 100 milione USD ne vit. Realizimi i ketij buxheti eshte bere dhe do te vazhdoje qe te behet nepermjet kredive te buta qe ka marre Ministria e Financave. Procesi i cili pritet te mbaroje per tete vjet, mendohet qe te demshperbleje gjithsej 3198 persona te cilet kane dorezuar dokumentacionin dhe kane aplikuar per te marre kompensimin. Te gjithe personat kane dorezuar dokumentacion te zgjeruar se bashku me dosjen qe kane pasur. Dhenia e parave ne forme simbolike u be pas nje sere premtimesh qeveritare por edhe protestash nga ana e tyre.

Lista e plote ne gazeten PDF

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›