Kreu i OSSH, Dollapi jep dorëheqjen nga posti
Sait Dollapi, deklaroi sot dorëheqjen nga kjo detyrë sipas kushteve të kontratës me kompaninë çeke ÇEZ, që ka privatizuar Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes (OSSH)
TIRANË- Drejtori i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, (OSSH), Sait Dollapi, deklaroi sot dorëheqjen nga kjo detyrë sipas kushteve të kontratës me kompaninë çeke ÇEZ, që ka privatizuar OSSH-në.
Pas një mbledhje me drejtuesit e OSSH-së, Dollapi tha për mediat se "gjatë këtyre 4 viteve dhe veçanërisht gjatë dy viteve të fundit, kur OSSH ka operuar si kompani e pavarur, bashkë me Këshillin Mbikqyrës, stafin dhe punonjësit në të gjithë vendin, i kemi shërbyer vetëm një qëllimi; mirëmenaxhimit të kompanisë, duke siguruar kështu furnizim 24 orë me energji dhe duke e bërë kompaninë tërheqëse për investitorët e huaj".
Sipas tij, gjatë kësaj periudhe OSSH arriti nivele të paarritura kurrë më parë në Shqipëri.
"Sot, pas 4 vitesh me shumë sfida të vështira dhe punë të lodhshme, të gjithë bashkë ia dolëm të realizojmë me sukses një prej qëllimeve strategjike të qeverisë shqiptare, privatizimin e OSSH-së nga një prej kompanive më lider në Europë në tregun e energjisë, tek ÇEZ Group", nënvizoi Dollapi.
OSSH u privatizua pak muaj më parë nga kompania çeke ÇEZ Group me një çmim prej 102 milionë euro.
(d.b/BalkanWeb)