E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kadare: Koha po punon per shqiptaret

PRISHTINE - Shkrimtari shqiptar me fame boterore, Ismail Kadare, u ka percuar porosine shqiptareve gjithandej, se koha eshte duke punuar per ta. Per te ardhur deri te keto momente, Kadare ka lene te kuptohet se nuk ka qene e lehte, meqe, sic thote ai, jo gjithmone eshte lehte te mbrohet e drejta. Ai i ka bere keto komente dje ne Prishtine, pas takimit qe pati me presidentin Fatmir Sejdiu. "Eshte kenaqesi qe te shikoj se si ketu ka njerez qe punojne per Kosoven, per interesat e saj, i mbrojne ato interesa, ndonese nuk eshte e lehte qe gjithnje te mbrohen interesat e nje populli. Ka nje paragjykim, se te mbrosh te drejten, eshte e lehte. Te mbrosh te drejten eshte disa here teper e veshtire, ashtu sikurse eshte e lehte per shtete te tjera qe mbrojne te shtrembren, mbrojne mashtrimin. Per fat te keq, kjo ndodh, ne nuk mund te ndryshojme zakonet e njerezimit", tha Kadare.

Por, e rendesishme, sipas Kadarese, eshte qe koha eshte duke punuar per shqiptaret dhe Kosoven. "Nje gje eshte e vertete, qe Kosova ecen perpara, kombi shqiptar ecen perpara, koha punon per ta. Kur koha punon per nje popull, jo te gjithe e kane te lehte ta kuptojne qe koha punon per ta. Madje, shpesh kujtojne, kur koha punon per ta, kujtojne ose u krijohet iluzioni se koha nuk punon per ta - ose e kunderta. Dhe, ketu ndodhin shpesh tragjedi. Kam kenaqesine ta perseris qe koha punon per Kosoven, koha punon per shqiptaret", u shpreh Kadare.

Ne anen tjeter, presidenti Fatmir Sejdiu e ka quajtur Kadarene ambasadorin me te mire te prezantimit te identitetit shqiptar ne Evrope. "E falenderoj per mbeshtetjen e fuqishme dhe porosite e gjithmonshme ne kohen e duhur per ecjet tona dhe perkushtimin ne mbeshtetje te metejme per rolin qe ka, pasi qe eshte personalitet unikat, dhe duhet ta them misionar dhe ambasador me i mire ne kuptimin e prezantimit te identitetit shqiptar ne Evrope. Njeriu qe ka shperthyer ne 4 anet e globit ne menyren me te mire te mundshme", tha presidenti Sejdiu. REL

Merr titullin e nderit, Doktor i Letersise

Kadare po viziton Kosoven me ftese te Universitetit Amerikan te Kosoves. Per kontributin qe ka dhene per gjuhen shqipe dhe letersine dhe sherbimet tjera bere kombit shqiptar, Universiteti Amerikan i Kosoves i ka dhuruar zotit Kadare titullin e nderit Doktor i Letersise. "Te marresh nje titull nderi te tille, ne nje vend qe ka vetem nje vit qe ka fituar pavaresine, eshte vertet nje gje e mrekullueshme. Te jesh ne nje salle me studente, te cilet e marrin diplomen e tyre nje vit pasi vendi i tyre ka fituar pavaresine, gjithashtu eshte nje gje e rralle. Keshtu qe nuk eshte aspak e tepruar nese une them ketu se kjo eshte nje ceremoni historike dhe ju jeni studente historike", u shpreh Kadare, pas marrjes se titullit Doktor i Letersise ne ceremonine, ku te pranishem qene nder te tjere edhe kryeministri Hashim Thaci e ambasadori amerikan, William Walker.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›