E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në prag divorci, ish-bashkëshorti plagos gruan

Në Shkodër ish-bashkëshorti ka goditur me thikë ish- gruan e tij, në një nga sheshet kryesore të këtij qyteti. Policia shpall në kërkim autorin e ngjarjes. 

SHKODER- Në Shkodër ish-bashkëshorti ka goditur me thikë ish- gruan e tij, në një nga sheshet kryesore të këtij qyteti. Viktima Silvana Mehja, është goditur me thikë nga ish- bashkëshorti i saj Edmir Mehja sot në mesditë në lagjen Perash, pikërisht në sheshin “Isa Boletini”.

Të dhënat e para të ngjarjes bëjnë të ditur se autori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa 22 vjecarja me ndihmën e kalimtarëve është dërguar në spitalin e qytetit për të marrë mjekimin e duhur. Sipas policisë gjëndja shëndetësore e të resë është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ka shpallur në kërkim autorin, ish bashkëshortin Edmir Mehja. Policia nuk bën të qarta motivet e ngjarjes, ndërsa mësohet se cifti ishte në proces divorci.

Në raportin e organizatës prestigjioze Amnisty International, me qendër në Londër, për të drejtat e njeriut në Shqipëri është vërejtur se shkelen të drejtat e grave dhe të fëmijëve dhe se dhuna në familje është shtuar.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›