Demshperblimi i te perndjekurve, kalon ligji

Mazhoranca ka miratuar me 71 vota ndryshimet ne ligjin per demshperblimin e ish te perndjekurve politike, ku perfshihet edhe neni shume i kundershtuar nga opozita per shperblimin e te pushkatuarve dhe denuarve te para vitit 1944.
Opozita e ka cilesuar kete pike si nje goditje te forte qe i behet Luftes Nacional Clirimtare, por edhe vete ish-te perndjekurve te cilet sipas ligjit te ri barazpeshohen me kolaboracionistet e pushtuesit.
Megjithate mazhoranca duke shperfilluar akuzat e opozites e ka miratuar kete ligj qe duke marre per baze deklaratat e kryeministrit diten e hene mund te pesoje ndryshime te tjera duke zgjeruar ne menyre te metejshme rrethin e perfituesve edhe me ata qe gjate kohes se komunizmit njiheshin si grupe diversante.
Nderkohe opozita nuk kurseu akuzat ndaj kryeministrit edhe per ate qe nenkryetari i grupit parlamentar socialist Erjon Brace e quajti zaptim dhe rrembim i tokave dhe ambienteve te institucioneve te ndryshme ne te gjithe vendin.